Zbulohet plani i PAN’it për formimin e Qeverisë (video)

Koalicioni PDK-AAK-Nisma asht i bindun se tashma ka sigurue mbështetjen e ma shumë se 61 deputetëve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, të cilën ka me udhëheqë kandidati për Kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj.

Në mungesë të diskutimit me subjektet tjera, Nënkryetari i PDK’s Memli Krasniqi tha se në mënyrë krejt legjitime kanë diskutue dhe kanë arritë marrëveshje me deputetë individualisht.

Krasniqi në nji intervistë për KosovaPress, thotë se nuk do të ketë aspak humbje kohe dhe se Qeveria dhe konstituimi i Kuvendit ka m’u ba mbrenda afateve ligjore dhe në kohë sa ma të shpejtë.

Ai tha se tashma janë ba negociatat me deputetët e partive të minoriteteve, derisa shpejt pritet t’arrihen edhe marrëveshjet formale.

Por, ai asht i bindun se i kanë sigurue edhe disa deputetë tjerë me të cilët kanë me formue Qeverinë e re, por nuk ka zbulue se kush janë deputetët që kanë me votue Qeverinë Haradinaj.