Zbulohet porosia e Trump për liderët e Ballkanit (foto)

Në fjalën e mbajtun në Podgoricë, Zavendëspresidenti Amerikan, Pence, ka shpalos para liderëve të rajonit politikën e SHBA’ve ndaj Europës dhe Ballkanit dhe ka inkurajue liderët me ba si duhet detyrat për të cilat janë besue nga qytetarët.

“Më ka dërgue Trump për me përcjellë angazhimin e veçantë për Ballkanin Perëndimor. Trump ka me qëndrue me ju ndërsa ndiqni t’ardhmen tuej europiane. SHBA ju mbështet, se çdo rrugë ka me forcue Europën. Me Trump, politika e SHBA’ve ka me qenë prosperiteti i Amerikës në fillim, por Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme, lidhja SHBA-Europë ka me qenë jetike, na jemi ma të fortë se bashku sesa të ndamë”, tha ai.

Ai porositi liderët me lanë mënjanë zemërimet: “Punoni së bashku, forconi ekonomitë, luftoni korrupcionin, ndërtoni qeveri të besueshme e të përgjegjshme, rrisni besimin te njerëzit, detyra juej kërkon kurajo”.

 

thaciiiiiiiii-samit