Zgjohet nga koma tue mendue se asht në vitin 1950, ajo që tha ka me ju befasue!

Nji prezantues i BBC’s i cili për pak sa nuk ka vdek në nji aksident “horror” si e ka cilësue ai aksidentin me biçikletë, asht zgjue nga koma.

Por damtimi masiv nga ky aksident, la shumë pasoja tek ai.

Mbasi asht zgjue nga koma ai mendonte se kishte qenë në vitin 1952 dhe se ishte nji shofer garash me kerr në Amerikë.
Will Glennon, 44 vjet ka qenë tue udhëtue me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Marlborough, Wilts, Angli, në momentin kur asht përplas me nji furgon.

Nga kjo përplasje fatale, ai theu brinjët dhe pesoi nji damtim masiv në krye.
Ai u zgjue nga koma 12 javë ma vonë tue mendue se ishte në vitin 1952.

Prezentuesi i BBC’s thotë se më banë tre pyetje: Ku je? Çfarë viti asht dhe çfarë do të bëni për me jetue?

“Unë ju thashë kam qenë në Amerikë, ishte viti 1952 dhe unë kam qenë nji shofer garash me kerr”-shprehet ai.

Mbas kësaj u desh nji proces i gjatë dhe i ngadaltë për disa muej rresht, që të shërohej dhe t’i kthehej kujtesa.

 

2-mjeku

 

3-mjekuuu