Zhduket n’Jemen aeroplani ushtarak i Emirateve!

Emiratet e Bashkueme Arabe kanë thanë se aeroplani i tyne ushtarak, i cili po merr pjesë në nji mision luftarak kundër rebelëve të mbështetun nga Irani, në Jemen, asht zhduk.

Ushtria e Emirateve ka thanë sot përmes nji deklarate të shkurtë se ky aeroplan luftarak ka “humb”, por nuk ka dhanë hollësi të tjera.

Arabia Saudite dhe koalicioni i shteteve Arabe kanë hy në nji luftë civile në Jemen, vitin e kaluem, në përpjekje për ta rikthy presidentin Abd-Rabbu Mansur Hadi, mbasi rebelët Huthi dhe forcat mbretnore të ish-presidentit, Ali Abdullah Saleh e rrxuen atë nga pushteti.

Ky asht rasti i parë që nji aeroplan luftarak i Emirateve zhduket, që nga fillimi i kësaj fushate, në Mars të vitit të kaluem.

Në Dhetor, nji aeroplan F-16 i Bahrain u rrxue n’Arabinë Saudite, si pasojë e “gabimeve teknike”.