Zhdukja e Izraelit: Vetëvendosje distancohet nga statusi i Korenicës (foto)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reague ndaj deklaratave të bame ditë ma parë nga kandidati i kësaj partie për zgjedhjet lokale në Rahovec, Visar Korenica, i cili përmes nji publikimi në Facebook kishte thanë që shteti i Izraelit do të zhduket.

“Statusi i Visar Korenicës i shkruem ma parë për Izraelin, as nuk paraqet qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, as nuk asht i drejtë dhe as i pranueshëm”, ka shkrue Ymeri.

Tutje, ai ka thënë që këto deklarata nuk përkojnë me programin dhe qëndrimet e VV’s dhe se këto deklarata, simbas Ymerit, Korenica i ka ba ‘nga zemërimi momental’ dhe se ato nuk paraqesin qëndrimin e tij.

Ndaj deklaratës së Korenicës, ndër të tjerë, ka reague edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Shperndaje në: