Zjarr në nji banesë në Itali, plagosen 7 shqiptarë!

Shtatë persona, mes tyne edhe femi, janë shtrue në spitalin e Rimini në Itali, mbasi u hodhën nga kati i dytë i nji pallati, i cili u perfshi nga zjarri.

Flakët e zjarrit mësohet se u përhapën në nji banesë ku jetonte nji familje shqiptare gjatë mengjesit të sotëm, ku për shkak të perhapjes së tyne edhe nga shkallët, zgjidhja e vetme ishte hedhja nga pallati.

Të plagosunit janë dy prindit, katër femijë dhe nji xhaxha i të vegjëlve.

Nana 31- vjeçare dhe nji femijë 7 vjet, u dërguen për mjekim ma të specializuem për shkak të damtimeve të shumta të pësueme.

Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, mbasi hymmja e apartamentit rezulton e sforcueme.

Gjithsesi policia italiane po heton për të hedh ma shumë dritë lidhun me ngjarjen.