Zyrtare: Kosova heq dorë nga anëtarësimi në Interpol

Zyra e Kryeministrit, përmes nji komunikate për media, ka kallxue se Kosova heq dorë nga procesi i anëtarësimit në Interpol për këtë vjet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj asht shpreh se sot ka marrë vendim për me shty votimin e Kosovës në Interpol, tue sqarue se besimi në Kosovën si anëtare e Interpolit asht shpreh në shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm për m’u anëtarësue.

Mundësinë për me heqë dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Interpol, e ka përmend mbramë Behgjet Pacolli, e që sot Qeveria veç se e zyrtarizon këtë.

 

Kjo asht komunikata e plotë nga Zyra e Kryeministrit:

 

Zyra e Kryeministrit

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.

Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.

Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.

Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e Kosovës në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate.

I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit.

 

Shperndaje në: