Zyrtare: Ky asht vendimi për linjat e autobusëve Prishtinë – Beograd

Drejtori i Stacionit të Autobusëve Ylber Çitaku, ka ba të ditun se përkohësisht kanë ndërpre të gjitha linjat e relacionit Prishtinë – Beograd.

Ky vendim, simbas tij, asht marrë mbasi që siç thotë Çitaku, ‘individë të papërgjegjshëm së fundi kanë ble bileta dhe gjatë rrugës kanë kërkue me zbritë nga autobusi’.

“Për shkak të gjendjes së krijueme dhe sjelljeve të papërgjegjshme të disa individëve të cilët blejnë bileta futen në autobusë dhe gjatë rrugës kërkojnë me zbritë ose nuk futen hiq në autobus, me ç’rast krijojnë situata joserioze, shkaktojnë çrregullim, krijojnë edhe humbje për operatorët transportues”, thotë Çitaku për Rel.

Vendimi për ndërpmerjen e linjës së autobusëve Prishtinë – Beograd, thotë ai, fillon së zbatuemi që nga sot dhe ka me zgjatë deri në nji njoftim të ri.

Shperndaje në: