Zyrtare: Zbulohen ministrat e AKR’s dhe AAK’s

Aleanca Kosova e Re tashma ka vendos për katër emnat e ministrave të cilët kanë me qenë pjesë e qeverisë Haradinaj, që pritet m’u votue nesër në Kuvend nga ora 16:00.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka konfirmue për lajmi.net, se lideri i AKR’s ka me ushtrue detyrën e Zavendëskryeministrit të parë dhe atë të Ministrit të Punëve të Jashtme.

Zyberaj ka ba të ditun se postin e Ministrit të Punëve të Mbrendshem ka me ushtrue Flamur Sefaj.

Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka me drejtue Albena Reshitaj, kurse Valdrin Lluka ka me udhëheqë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Poashtu Pal Lekaj e ka konfirmue se ai ka me qenë Ministër i Infrastrukturës, ndërsa Rrustem Berisha Ministër i FSK’s.

Kurse ministrat e PDK’s dhe Nismës për Kosovën ende nuk dihen zyrtarisht.

 

Shperndaje në: