Zyrtarja e BE’s e ka nji porosi për Kryeministrin lidhun me Demarkacionin!

Angelina Eichhorst, Zavendësdrejtoreshë Menaxhuese për Europë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtoreshë për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Europian ka thanë se BE e mbështet versionin aktual të marrëveshjes për përcaktimin e kufinit me Malin e Zi.

“Ju e dini pozicionin tonë, nuk ka ndryshim, na e konsiderojmë të randësishëm që marrëveshja duhet m’u ratifikue në Kuvend, siç ka ba Kuvendi i Malit të Zi. Këtë ja ka ba të qartë Kryeministrit, këto janë pritjet tona”.

E pyetun sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizate, gjegjësisht luftimit të krimit e korrupcionit, ajo ka thanë se detyrimet e marra duhet m’u zbatue.

“Asht shumë me randësi që liderët me përmbush premtimet për të cilat kanë premtue se kanë me i përmbushë, ky asht qëndrimi ynë zyrtar për këtë çashtje”, ka thanë ajo

“E para asht implementimi i MSA’s, këtë e kam ndigjue nga shumë bashkëbisedues se janë të koncentruem në respektim të marrëveshjeve, kjo asht e mirë se të gjithë duhet me punue në këtë drejtim”.

Ajo ka folë edhe për fondet që Kosova ka me përfitue nga BE.

Shperndaje në: