Zyrtarja e BE’s – Kryeministrit: Plotëso kushtet për vizat, puno me opozitën (foto)

Drejtoresha e Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst, ka takue sot Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Në faqen e Fcebook’ut të Zyrës së Bashkimit Europian asht publikue në formë të përgjithësueme përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvillue me shefin e Qeverisë së Kosovës.

Brukseli i kërkon Haradinajt me implementojë MSA’n, me i plotësue kushtet për liberalizimin e vizave dhe me punue me opozitën, siç thuhet për të mirën e popullit.

Në këtë postim të shkurtë nuk përmendet në mënyrë eksplicite miratimi i Demarkacionit, që asht njani nga kriteret e fundit për heqjen e vizave.

“BE asht këtu për ju” citon zyra e BE’s, zyrtaren e Brukselit.

Shperndaje në: