4 korriku në Amerikën post moderne

Gilbert T. Sewall

 

 

4 korriku është festa kombëtare e krijimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1776, një ditë për patriotë e të gjitha ngjyrave politike. Mes festimeve dhe fishekzjarrëve vjen dhe një falënderim për të gjithë ata që e kanë bërë kombin amerikan atë që është sot.

Themeluesit e dinin se një komb vetëqeverisës kërkon shembuj idealë të karakterit shtetëror dhe atij moral. Idhujt e tyre vini kryesisht nga Bibla dhe Plutarku. Kuajt dhe madhështia e heronjve biblikë dhe burrështetasve të lashtë u përçuan në kisha, klasa, dhe asamble publike nga brezat amerikan që pasuan.

Me kalimin e kohës, amerikanët krijuan ‘Panteonin’ e tyre kombëtar. Benjamin Franklin dhe presidentët George Uashington, Thomas Jefferson, Andrew Jackson, Abraham Lincoln, Theodore Roosevelt, Franklin D. Roosevelt, DWight D. Eisenhower dhe John Kennedy udhëhoqën në krye rrugën. Heronjtë ushtarakë si John Paul Jones, Stephen Decatur, Ulysses S. Grant dhe Robert E. Lee i ndoqën. Personalitetet dhe bëmat e tyre mbeten të ngulitura në kujtesën e qytetarëve të moshuar.

Thomas Edison dhe Vëllezërit Wright ishin shpikësit e nderuar. Lewis dhe Clark, eksplorues të guximshëm të udhëhequr nga Sacajawea. Wyatt Earp solli drejtësi në Perëndim të Egër. Po kështu, shefat indian Crazy Horse dhe Geronimo ia dolën që indianët e guximshëm të luftonin përsëri.

Amerikën e shekullit të 20-të e “pushtuan” Martha Washington, Clara Barton, Louisa May Alcott, Helen Keller, Eleanor Roosevelt, Amelia Earhart dhe Jacqueline Kennedy.

Por kush janë heronjtë në Amerikën post-moderne?

Përpara gjashtëdhjetë vitesh, Thomas Jefferson ishte fillimisht një skllav dhe më pas autori i Deklaratës së Pavarësisë. Woodrow Wilson, themeluesi i Universitetit Princeton dhe Traktatit të Versajës rezulton të jetë një racist i papërshkrueshëm. Shfaqja horror fillon me Christopher Columbus, “agjentin e pushtimit dhe gjenocidit”.

Shuarja e heronjve përballë multikulturalizmit është e dokumentuar më së miri. Vizitorët e “Colonial Williamsburg” janë përgjysmuar gjatë tre dekadave të fundit. Trashëgimia Amerikane nuk është më në nga destinacionet e preferuara të familjeve.

Për më tepër, amerikanët e zhveshur nga historia e kombit të tyre ose ata që mësohen ta urrejnë, janë shtuar. Sporti dhe të famshmit, të cilët historikisht kanë pasur statusin e gladiatorëve, bufonëve dhe prostitutave, duket se kanë më shumë impakt mbi një audiencë të madhe dhe besnike. Ata tani janë idhuj. Nuk është e habitshme: Marilyn Monroe është më shumë një ikonë kombëtare sesa Martha Washington.

Pra kush janë modelet e sotme të ndershmërisë? A është ndershmëria ajo që amerikanët duan me të vërtetë?

Tom Brady dhe LeBron James të paktën ofrojnë diçka të shëndetshme. Eminem dhe Kanye West nuk e bëjnë. Ndërkohë Lady Gaga, Jennifer Lopez, Beyoncé dhe Rihanna janë idhuj për miliona njerëz.

Le të përpiqemi të përshtatemi me kulturën postmoderne, derisa të mësojmë pse Universiteti i Harvardit i dha Rihanës një çmim të madh humanitar për filantropinë e saj dhe për veprat e mira.

Eksperimentet bashkëkohore të Amerikës kanë të ngjarë të përfshijnë atë që kolumnisti i “New York Times”, Maureen Dowd e quan “vlerat e Hollivudit”. Këto përfshijnë, talente dhe hijeshi, por edhe “ego jashtë kontrollit” dhe një materializëm të egër”.

Shumë zemra dhe mendje amerikane kërkojnë “gjëra të thjeshta”. Ata u përgjigjen emrave të shkëlqyer. Ata duan emocione. Karizmatiku Donald J. Trump (miliarderi i ashpër) dhe Oprah Winfrey (përfaqësuesja e ëmbël e njerëzve me ngjyrë) kanë shumë më shumë të përbashkëta se sa mund të mendoni.

Individë të tillë karizmatikë “bëjnë magji” para kamerave. Ata janë gjeni në Mbretërinë e tyre. Por kur këto figura popullore kërkojnë të kontrollojnë kulturën dhe politikën duhet bërë kujdes./ The Spectator