A doni me dijte kush ka me i fitue zgjedhjet n’Amerike? Ndjekini paret!

debati 3 hillary-trump

Bryan Cranston

Bryan Cranston /The independent

Shumë votues i shikojmë  debatet presidenciale dhe sondazhet si të dhëna që tregojnë se çfarë mund të ndodhë ditën e zgjedhjeve, por gjatë dekadës së fundit, votuesit publik kanë qenë vazhdimisht të gabuar në parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Dy sondazhet e fundit të ndërmarra nga Gallup dhe Rasmussen pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012 treguan Mitt Romney fitues.

Megjithatë, agjencitë e mediave duan të dhënat e sondazheve për shkak se ato paraqesin një histori të mirë për shikuesit, pavarësisht se sa të sakta  mund të jenë. Por ka një mënyrë shumë më të saktë dhe të vjetër për shqyrtimin e zgjedhjeve: të ndjekësh paratë.

Në vitin 2012, si Barack Obama ashtu dhe Mitt Romney ngritën fonde të krahasueshme për fushatat e tyre; përkatësisht 1.14 miliardë dollarë dhe 1.25 miliardë dollarë . Edhe pse ka ende disa javë për të mburritur deri tek dita e zgjedhjeve një foto shumë interesante ka dalë tashmë për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Që nga 21 shtatori, fushata e Klintonit ka ngritur një total prej  516.7 milion dollarësh i cili përfshin  143,5 milion nga Partia. Fushata e Trump në anën tjetër e ka ngritur prej vetëm 205.9 milion dollarësh i cili përfshin vetëm 40 milion nga Partia.

Trump nuk ka nevojë të mbledhë  më shumë para se Klintoni. Trump është përfitues i asaj që ne i quajmë ‘media të lira “. Ai mjafton thjesht të hapë gojën, ose të publikojë një status dhe shanset janë shumë të larta sepse gjithçka që ai thotë bëhet lajm dhe shpërndahet në të gjitha rrjetet sociale . Kjo është reklamë pa pagesë për fushatën e tij. Nga ana tjetër, Klinton është më pak e prezente vetëm për shkak se ajo është më pak argëtuese.

Sipas Bloomberg, 4 anëtarët e lartë të partisë demokratike kanë mbledhur 152.7 milion dollarë për Clinton, por Trump nga partia tjetër ka mbledhur vetëm 16.4 milion dollarë. Pra, ku janë të gjithë donatorët e republikanë?

Ndoshta shembulli më i mirë për të parë është miliarderi i Las Vegasit, Sheldon Adelson. Në vitin 2012, Adelson dhuroi rreth 150 milion dollarë për të munduar presidentin Obama. Që nga shtatori 2016, Adelson ka dhuruar për fushatën e Donald Trump.

Pse është kjo e rëndësishme?

Njerëzit në përgjithësi dhurojnë të holla për fushata politike me shpresën se kandidatët ose partitë e tyre të favorizuar do të fitojë. Në vitin 2016, donatorët tradicionale republikanë nuk kanë mbështetur financiarisht kandidatin presidencial të partisë së tyre, ndoshta për shkak se ata mendoj se ai nuk mund të fitojë dhe për këtë arsye nuk dëshirojnë të shpenzojnë para kot.

Një nga dhënat e para të fushatës së Trump perceptimi se ai kishte aftësi për t’u vetë-financuar dhe nuk kishte pse mbështetej në mbledhjen e fondeve. Edhe pse ai ka kontribuar rreth  50 milion dollarë për fushatën e tij, ai nuk ka hedhur të gjitha paratë që ai tha se do të financonte, apo se ishte e nevojshme të vetë-financonte për një fushatë presidenciale. Për shembull, në vitin 1992, miliarderi Texan Ross Perot shpenzoi përafërsisht  60 milion dollarë nga paratë e tija për të përfunduar i treti në zgjedhje (që barazohet me 103 milion dollarë me vlerën e sotme të monedhës amerikane). Për ta thënë më thjesht, 25 vjet më parë, Perot shpenzoi më shumë para se Trumpi tani, për të përfunduar në vendin e tretë.

Paratë nuk janë përdorur vetëm për të financuar reklamat, por edhe për të paguar operacionet e fushatës. Deri në fund të gushtit, Clinton kishte më shumë se trefishin e zyrave në të pesëmbëdhjetë shtete krahasuar me kundërshtarin e saj. Për fatin e keq të Trumpit, pothuajse i gjithë stafi në këto zyra është duke u paguar nga Komiteti Kombëtar Republikan, i cili më 8 tetor njoftoi se nuk e mbështeste më fushatën e tij. Kjo në thelb do të thotë se operacionet në terren të kandidatit republikan tanimë  zvogëlohen në zero.

Partia Republikane po pret fondet për Trumpin dhe po i ‘ridrejton’ drejt e burimeve ku edhe kanë shans më të mirë për të fituar. Partia e vet është duke sinjalizuar në thelb se nuk beson se ai ka ndonjë shans të largët për të fituar, kështu që republikanët janë përqëndruar në përpjekjet për të mbajtur e shumicën e tyre në Kongres.

Të vetmet sondazhe që duhen parë janë bilancet ekonomike të kandidateve dhe nëse njerëzit me të vërtetë po dhurojnë para. Është e qartë se mbështetësit financiare kanë folur dhe nuk kanë dhënë asnjë lajm të mirë për Trump.