A ka me shenue fitorja e Donald Trump fundin e NATO’s?

auto_15050328_1267665163295965_297849025_n1478802489
Juliet Samule

Çfarë do të thotë për Europën zgjedhja e Donald Trump? Në fakt, çdo gjë. Europa, një turli me forca të varfra mbështetet  tërësisht tek SHBA-ja për mbrojtjen e saj që prej Luftës së Dytë Botërore. Trump ka premtuar se NATO-ja do të përballet me mure të shumtë nga ana e SHBA-së. Me kërcënimet gjeopolitike në rritje, Evropa tani duhet të fillojë ta marrë seriozisht mbrojtjen e vet dhe kjo i jep një mundësi të artë Britanisë.

Ne ende nuk e dimë se çfarë drejtimi do të marrë politika e jashtme e Donald Trump. A është ai me radhët e të izoluarve dhe agresivëve? Trump premton se do të godasë ISIS-in, por edhe shmangien e të gjithave luftërave me vendet e huaja. Ai ka hedhur dyshime mbi NATO’n dhe marrëveshjen e Iranit, ai sugjeroi se Koreja e Jugut dhe Japonia po  zhvillojnë armët e tyre bërthamore dhe ka mbrojtur hapur Vladimir Putin.

E vetmja gjë për të cilën ne jemi të sigurt është se Europa është e pajisur tmerrësisht keq për t’u shërbyer nevojave të veta strategjike. Vetëm dy vende në BE përmbushin të gjitha detyrimet shpenzimeve të mbrojtjes në NATO dhe ato janë Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia. SHBA pagoi faturën për më shumë 70 për qind të shpenzimeve të mbrojtjes së NATO’s vitin e kaluar. Jo vetëm që BE nuk shpenzon mjaftueshëm, por edhe ato pak para që hedh janë përdorur tmerrësisht keq.

Nuk po flasim vetëm për tanket: 28 vendet e BE gjithashtu zotërojnë 12 lloje të ndryshme aeroplanmbajtëses dhe 19 lloje avionësh luftarak , sipas “Sofia Besch”, Qendrës për Reforma Europiane. Në Europën Lindore, shumë pjesë këmbimi furnizohen ende nga Rusia. Disa vende që shpenzojnë më shumë, si Greqia,i përdorin  buxhetet e mbrojtjes për të mbuluar varfërinë dhe pensionet ushtarake.

Kjo duhet të ndryshojë. Në krahun tonë lindor, Rusia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe ka ndërtuar tanket më të përparuara të rajonit . Një pjesë e Lindjes së Mesme është në kaos, xhihadistët janë duke u ngritur si në Europë ashtu dhe Kinë.

Megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, shpenzimet e mbrojtjes të BE ishin në rënie deri vitin e kaluar, bazuar në vetëkënaqësinë e pafalshme se “axha Semi” do të merrej me “punët e ndyra” të mbrojtjes.

Disa udhëheqës kanë qenë duke u përpjekur ta ndryshojnë këtë. Mbretëria e Bashkuar, deri në qershor, bëri presion për sa më shumë shpenzime dhe më pak proteksionizëm ndaj BE. Plani për një “Strategjinë e BE Globale”, zbuloi në qershor, për herë të  parë idenë e një “ushtrie sekrete të BE”. Eurokratët mund ta kenë  ëndërr, por bashkëpunimi i mbrojtjes në Europë ende varet nga bashkëpunimi mes  qeverive dhe do duhet të “ngrihej ferri” që vende si Polonia dhe Franca ti lënë çelësat e tankeve të tyre në duart e Jean-Claude Juncker.

Dëshira e Amerikës për të ulur subvencionin e saj do të thotë se Europa duhet të jenë më e vetëdijshme se kurrë për rëndësinë e vullnetit bashkëpunues të  britanikëve.

Kjo është gjithashtu është një mundësi për të riformuar NATO’n. Tradicionalistët mund të preferojnë të qëndrojnë në aleancë, por  kjo nuk është realiste përballë shkurtimeve amerikane dhe izolimit.

Megjithatë, për aq kohë sa zoti Trump nuk tregohet aq i pamatur sa është shfaqur deri më tani , NATO nuk do të vdes. Në vend të kësaj, ai mund të kërkojë një ribalancim, ndërkohë që vendet europiane të rinovuara integrojnë sistemet e tyre të vdekura të mbrojtjes në aleancë.

I gjithë ky është një proces i zgjatur dhe në një botë ku SHBA nuk dëshirojne të konfrontohet me agresionin rus, është e mirëpritur.

/The Telegraph/