ANALIZA/ Si ka me destabilizue Brexit Britaninë dhe Europën

2-londra

Kolumnisti i “Washington Post”, Sebastian Mallaby, në analizën qe ja ban Brexit, thote se ka me pase pasoja të mëdhaja për vetë politikën britanike.

David Cameron Ai thekson faktin se shumica parlamentare në Britani asht pro qëndrimit, ndërkohë që Britania duhet tash me zgjedhe nji kryeministër që asht pro daljes.

Kjo ka me shkaktue ngërç politik që ka me prue zgjedhje të reja dhe konfigurime të reja politike në Britani dhe e ardhmja e saj ka me qene e pasigurt.


Mallaby_dl

Sebastian Mallaby

 

Vota e britanikëve për t’u larguar nga BE-ja mund të shihet si një paralajmërim për shumë ndryshme në politikën globale, të cilat mund të jenë po aq të mëdha sa fenomeni i Murit të Berlinit.

Ky referendum mund të shënojë momentin kur Europa do të përballet më në fund me dështimin e saj konstitucional, në një kohë që SHBA-ja e ka humbur interesin e saj në Atlantik, por peshkon në Azinë e largët.

Pasojat e para të rënda, referendumi do t’i mbjellë në Britani. Në politikë, kryeministri Kameron dha dorëheqejen e tij të ngadaltë.

Kjo do të thotë se kryeministri i ri do të zgjidhet me dy raunde votimesh, si brenda Partisë Konservatore, po ashtu edhe brenda grupit parlamentar të tyre.

Vështirësitë do të jenë madhore që në procesin e përzgjedhjes. Më pas, vijnë të tjerat. Lideri i ri duhet të jetë një person pro Brexit.

Por ne e dimë që tani që shumica parlamentare në Britani është kundër Brexit, dhe nuk do shumë mend që ky ose kjo kryeministre e re pro Brexit do të vuajë për mazhorancë.

Në rastin tjetër, nëse përzgjidhet një kryeministër që është pro qëndrimit, atëherë ai do të përballet me referendumin që pati pjesëmarrje prej 72 %. Kjo do ta detyrojë medoemos drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe vendi do të zhytet në trazira politike.

Këto trazira do të ndihmohen edhe nga opozita, e cila po zhytet në anarki pasi kërkohet tashmë dorëheqja e Xheremi Korbin.

Nga ana tjetër, pak më në veri, Partia Kombëtare Skoceze kërkon një referendum tjetër për të dalë nga Britania, duke qenë se në referendumin e djeshëm ata ishin për qëndrim.

Pasojat do të shtrihen edhe në planin financiar, si në Britani ashtu edhe jashtë saj. Që sot, paundi ra në nivelet minimale, duke paralajmëruar recesion të ekonomisë.

Të ashtuquajturat “parajsa të sigurta” po ngrihen. Jeni japonez, franga zvicerane dhe dollari amerikan.

Mirëpo, për këto ekonomi, forcim të valutës vendase do të thotë dobësim të eksporteve dhe inflacion të ulët.

Por pasojat më të mëdha, në fakt do t’i vuajë Europa – të dyja, si realiteti ashtu edhe ideologjia. Brexit do të inkurajojë populistët në mbarë Europën.

Që sot, euroskeptikët në Suedi, Francë dhe Holandë kanë kërkuar referendum. Neomarksistët spanjollë pritet që të fitojnë ¼ votave në zgjedhjet e nesërme.

Ndërsa sondazhet tregojnë se francezët janë më shumë euroskeptikë se britanikët dhe Marina Le Pen po fiton popullaritet dita-ditës.

Në Greqi, populistët janë ende në pushtet, po ashtu si edhe në Hungari dhe Poloni. Frika se kohezioni i Europës është duke u thërrmuar, do të shkaktojë një rënie të eurozonës.

Në këtë mënyrë, projekti i integrimit Europian po duket si një eksperiment me tri faza. E para është triumfi: Tregu i përbashkët për mirëqenien e 500 milionë njerëzve.

E dyta është një histori e përzierë: Përkushtimi ndaj lëvizjes së lirë të studentëve dhe punëtorëve në 28 vendet e unionin krijoi edhe liri individuale dhe prosperitet, por politikisht shkaktoi jopopullaritet për politikën.

Ndërkohë, eksperimenti i tretë është një katastrofë. Krijimi i Eurozonës është si një urë tashmë e rrezikshme.

Por çfarë mund të ndodhë? Në momentin që një vend ka hequr dorë prej vitesh nga monedha e tij dhe ka adoptuar Euron, dalja nga Eurozona është shumë me e dhimbshme.

Greqia ka shkuar buzë greminës disa herë dhe në të gjitha këto herët s’ka patur guxim të hidhet.

Por edhe politikat e Eurozonës janë disi me pasoja traumatike për ekonominë. Integrimi në BE do të thotë që të hysh në Eurozonë, dhe të koordinosh më së miri taksat me shpenzimet.

Këto vende duhet që një pjesë të mirë të të ardhurave të tyre ti çojnë në rajonet më të varfra, siç ndodh edhe në SHBA.

*Autori është kolumnist i përhershëm në “Washington Post”

(E marrun prej “Panorama”, Tirane)