Anthony Zurcher: Si do të dukej Presidenca e Donald Trump?

Donald_Trump_Happy

Anthony Zurcher / BBC

Donald Trump ka qenë një kandidat joortodoks Republikan që zbriti nga shkalla e artë lëvizëse dhe shpalli kandidaturën e tij qershorin e kaluar. Ai e ka kaluar cakun me shumë deklarata: mbi pozicionet e politikës ,  tregtinë, emigracionin  dhe të drejtat e njeriut edhe homoseksualëve , që bien ndesh me linjën e Partisë Republikane. Megjithatë, ai është fytyra e partisë, dhe në shumë mënyra ajo do të shkojë pas linjës që imponon vullneti i tij. Por pavarësisht kësaj këto janë pesë fushat ku Trump ka kaluar “vijën e kuqe” të Republikanëve.

1 – Të drejtat e homoseksualëve

Ku qëndron Trump: Në të kaluarën Donald Trump ka pranuar martesat  e homoseksualëve. Kur muzikanti Elton John u martua me partnerin prej një kohë të gjatë, ai shkroi në Twitter: “Në qoftë se dy njerëz pë lqejnë   njëri-tjetrin, ata e pë lqejnë  njëri-tjetrin dhe pikë  ” Gjatë fushatës megjithatë ai ka pohuar se martesa duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje dhe shtetet nuk janë të detyruar të njohin çiftet e të njëjtit seks. Por ai ka shprehur kundërshtimin ndaj ligjit të Karolinës së Veriut që kërkonte individëve transgjinorë për të përdorur rroba banjo që korrespondonin me gjininë e tyre të lindjes.

Platforma Republikane: Partia është mjaft e qartë se  sheh martesën “tradicionale” midis një burri dhe një gruaje si “bazë për shoqëri të lirë”. Ajo dënon vendimin e Gjykatës Supreme për legalizimin e martesave të homoseksualëve dhe pohon se “çdo fëmijë meriton një nënë dhe baba të martuar.

Vë shtirësia: Demokratët janë duke udhëhequr linjat e betejës për të drejtat e LGBT dhe Trump me sa duket është I pafuqishëm. Ndërsa konservatorët socialë kanë mbajtur një qëndrim të fortë në platformë dhe ata u përballën me pak kundërshtime nga ekipi i Trump por ata ka të ngjarë të  jenë duke luftuar në një betejë e humbur.

2 – Siguria Kombetare

Ku qëndron Trump: Për të siguria kombëtare fillon , vazhdon dhe gati mbaron me një mur  të padepërtueshëm 2,000 kilometra përgjatë maleve, shkretëtirave dhe fushave të  kufirit SHBA-Meksikë. Ai vlerëson se kostoja e projektit do të jetë 12 bilion dollar  (të tjerët e konfirmojnë  gati dy herë më shumë). Cilido qoftë çmimi,  Trump thotë se Meksika do të paguajnë për të,  mundësisht përmes tarifave.

Platforma Republikane: Në platformat e kaluara, partia ka bërë thirrje për një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë dhe rritjen e financimit për sigurinë e kufirit. Tani, megjithatë ka thë në  se nuk është e mjaftueshme. Muri “duhet të mbulojë tërësinë e kufirit jugor.

Vështirësia: Kur është fjala për rritjen e shpenzimeve ushtarake  Trump dhe Republikanët duken sikur janë “kënduar nga i njëjti libër himnesh fetare”. Por ky mur është etiketuar jopraktik dhe i papërballueshme nga Demokratët, të cilët do të rezistojnë ashpër për propozimin.

3 – Imigrimi

Ku qëndron Trump: Ai bëri bujë ndërkombëtare dhjetorin e kaluar, kur  bëri thirrje për mbylljen përkohësisht kufirin Amerikan për të gjithë myslimanët “deri sa mund të kuptohej se çfarë po ndodh”. Ai ka ndryshuar pozicion kohët e fundit, duke thënë se ky është vetëm një rekomandim dhe ndalimi do të zbatohet vetëm për vendet me një “histori të provuar të terrorizmit” kundër SHBA.Ai e filloi fushatën e tij nga shumë hapur duke dënuar emigracionin e  padokumentuar nga Meksika, dhe duke e akuzuar shtetin se ka dërguar drogë dhe përdhunues në SHBA.

Platforma Republikane: Partia u  ofron një tip kapeleje ligjore emigrantëve, por paralajmëron se nivelet aktuale të emigracionit janë duke kontribuar në papunësinë e SHBA. Platforma pohon se refugjatët politikë, etnike apo fetare të cilët nuk mund të “verifikohen me kujdes” nuk duhet të hynë në vend. Partia merr një qëndrim të fortë kundër çdo forme të statusit të normalizuar për emigrantët pa dokumente dhe të thotë se emigracioni i paligjshëm “i rrezikon të gjithë, shfrytëzon tatimpaguesit, dhe fyen të gjithë ata që aspirojnë të hyjnë në Amerikë ligjërisht”.

Vështirësia: Katër vjet më parë, shumë Republikanë presionuan në mënyrë aktive për reformën e imigracionit, por fushata e 2016-ës është e mbushur me kufoma politike të kandidatëve pro-imigracionit. Trump  është vendosur në mënyrë të qartë në fushën e lojës për partinë e tij  dhe zgjedhjet e nëntorit do ti përballin votuesit me një kontrast të thellë me kundër dhe pro imigracionit.

4 – Tregtia

Ku qëndron Trump: Trump në mënyrë rutinore e dënon tregtinë dhe i sheh si “të padrejta” marrëveshjet e tregtare si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Amerikës së Veriut (NAFTA) dhe Partneriteti Trans-Pacific (TC). Faqja e internetit të  tij ka një seksion të tërë që mbulon vetëm ndryshimet e propozuara prej tij për politikën e  tregtisë së SHBA-Kinë. Ai ka thënë gjithashtu se do të ndëshkojë çdo kompani Amerikane që do të lëvizin objektet e tyre të prodhimit jashtë vendit për të përfituar punësimin e stafit me pagave më të ulëta.

Platforma Republikane: Partia, një përkrahëse e vjetër e marrëveshjeve të tregtisë së lire,  përpiqet për të bërë dallimin midis “marrëveshjeve të tregtisë të negociuara me kujdes”, që krijojnë miliona vende pune për Amerikanët dhe atyre që nuk i mbrojnë interesat e SHBA. Partia ka hequr të gjitha referencat ndaj Partneritetit Transpaqësor  një ndryshim i mprehtë I bërë katër vjet më parë, kur platforma bëri thirrje për përfundimin e saj që  SHBA-të mund të kishin qasje më të madhe në tregjet Aziatike. Platforma dënon manipulimin e monedhës kineze dhe thotë se kombi subvencionon produktet e saj për “të penguar importet amerikane”.

Vështirësia: Tregtia ofron shembullin më të mirë të revolucionit që Trump ka ngjallur në radhët e Republikanëve. Konservatorët tradicionale,  e shikojnë e tregtinë e lirë, si një zgjatje të  botëkuptimit të tyre të tregun ndërkombëtar. Ndërkohë Clinton ka ulur mbështetjen e flaktë për marrëveshjet e tregtisë së lire për shkak se ajo është duke u përballur me një rebelim brenda partisë së saj.

5 – Politika e jashtme

Ku qëndron Trump: Trump e ka quajtur politikën e jashtme Amerikane si “një katastrofë të plotë dhe totale”, duke thënë se nuk ka “asnjë vizion, asnjë qëllim, asnjë drejtim dhe nuk ka strategji”. Propozimet tij bëhen një alternativë midis rendjes së fuqishme së SHBA-ve pas interesave  në skenën ndërkombëtare dhe  shmangies së angazhimeve të kushtueshme apo pengesave.

Ai ka dënuar luftën Amerikane në Irak, veprimet e administratës Obama për të rrëzuar qeverinë në Libi dhe thotë se ai është një “zgjedhje e pagabueshme” për të luftuar Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Ai ka premtuar për të rihapur negociatat “katastrofike” me Iranin për programin bërthamor.

Trump ka folur në mënyrë të favorshme në lidhje me Presidentin Rus Vladimir Putin, duke thënë se të dy do të “mirren vesh shumë mirë së bashku”. Kur ai flet për marrëdhëniet me Kinën, ai është pothuajse gjithmonë duke theksuar kontekstin e tregtisë dhe ekonomisë.Ai ka thënë se, mbi të gjitha, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “të paparashikueshme”, me politikën e jashtme në mënyrë që kundërshtarët e saj moa të jenë në në gjendje të parashikojnëm asgjë.

Platforma Republikanë: Partia thotë se Donald Trump nuk do të jetë i detyruar të ndjekë marrëveshjet e fundit me Iranin, për të cilat partia  pretendon se e lejojën kombin  të vazhdojë të sponsorizojë terrorizmin dhe zhvillimin e armëve bërthamore. Ajo bën thirrje për shkatërrimin e ISIS (sans detaje të veçanta) dhe thotë se mbështetja pa kushte për Izraelin është “një moto e Amerikanizmit”.

Në rajonin e Azisë platforma thotë se programi i Koresë së Veriut  për armët bërthamore duhet të shpërbëhet në mënyrë të pakthyeshme. Ajo akuzon administratën Obama se ajo është duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Kinezëve. Ajo dënon “erozionin e lirisë dhe të drejtat themelore” në Rusi, por thotë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të ruajtur një miqësi më të “. Dënimet e ashpra të përfshirjes Ruse në Ukrainë u hoqën.

Platforma ka edhe disa fjalë të mira për Meksikën:”Trashëgimia e tyre e pasur kulturore dhe fetare,  e ndryshme nga ajo e milionave  qytetarëve tanë, duhet të nxisë mirëkuptim më të madh dhe bashkëpunimin midis vendeve tona.”

Vështirësia: Politika e jashtme e Trump ka qenë kryesisht një “turli  pozicionesh” kështu që ishte disi e pazakontë që ekipi i tij i fushatës të angazhohej në një interes aktiv për platformën anti-Ruse. Në fusha të tjera, ku Trump ka shprehur interes më pak të drejtpërdrejtë   është më e vështirë të flasim për bisedime Republikane.