Arrestohet “Gjenerali” i emigrantëve

emigr

Giovanni Bianconi / Corriere della Sera

 
E kapën në Sudan, ku ishte strehuar gjatë një operacioni të shërbimeve sekrete të vendit në bashkëpunim me anglezët e National crime agency. Por urdhër-arresti mbërriti nga Prokuroria e Palermos, e cila kishte zbuluar se ai ishte një prej trafikantëve më aktivë në rrugën libiano-subsahariane, në përfundim të hetimeve të Shërbimit qendror operativ të policisë dhe skuadrave lëvizëse të Siçilisë perëndimore. Për këtë arsye të martën në mbrëmje u ekstradua në Itali Medhane Yehdego Mered, qytetar eritreas 35-vjeçar, i quajtur nga bashkëpunëtorët e tij “Gjenerali”, i martuar me një bashkëkombase që banon në Suedi dhe bab i një djali që lindi para dy vitesh në vendin skandinav.

 

Paratë në Dubai

4308.0.192524271
Një gërshetim kombësish që në njëfarë mënyre përfaqëson përmasat e arritura nga tregu botëror i refugjatëve. Një veprimtari me të cilën, në bazë të hetimit dhe të përgjimeve të shumta të cilat ia kanë regjistruar zërin, “Gjenerali” ka fituar shumë para.
Sikurse ka rrëfyer ai vetë gjatë një bisede me njëfarë Abdu, në maj 2014: “Medhane e pyet nëse mund të ketë probleme duke qenë se ka para, Abdu e informon se e rëndësishme është të përdoret me kujdes pa rënë në sy… Medhane informohet se si mund t’i administrojë paratë e fituara, Abdu e informoi se qeveria e Suedisë i kontrollon të gjitha transferuat bankare dhe bën shumë pyetje për gjithçka. Mejhane pyet nëse është e mundur të shkojë në Dubai, të vërë paratë në bankë dhe të kthehet në Evropë, Abdu i përgjigjet se nuk ka problem, sepse mjafton të vesh paratë në një bankë ndërkombëtare… Përpara se të përfundojë Medhane e informon Abdu se në Eritre po blen një shtëpi me vlerë 13 milionë (nuk e bën të ditur se në cilën valutë).”