Blendi Fevziu per Panama Papers: Pritet publikimi. Ja ku i fshehin pasurite e paligjshme!

fevzo

Blendi Fevziu

 

 
Ka mjaftuar te thyhen sekretet e nje studioje te vetme ligjore panameze, qe bota te ngerthehet ne nje prej skandaleve ndoshta me te medha te fshehjes, pastrimit te parave dhe evazionit fiskal. Atij te quajtur: Panama papers.

Sipas te dhenave te CNN, 11.5 dokumenta sekrete te dala ne publik, perfshijne personazhe nga 200 vende te botes, midis tyre, 12 lidere ose ish lidere boterore dhe 128 politikane dhe figura te rendesishme publike. Te gjithe keta, ne nje studio te vetme Panameze, kur dihet qe Panamaja nuk eshte as vendi kryesor dhe as me i njohuri per aktivitete te ketij lloji. Ishujt e Karaibeve, disa vende te Azise dhe ishujt Seishell perbejne po ashtu parajsa te tjera edhe me te njohura.

Burime te rendesishme mediatike, kane shenuar faktin qe ne listat e studios Panameze perfshihen edhe personazhe te rendesishem nga Ballkani. Komentet nuk sqarojne nese behet fjale per fshehje taksash, pastrim parash, apo aktivitet legal off shore, por ajo qe eshte e konfirmuar eshte se nga Shqiperia jane kryer porosi dhe aktivitete te ndermjetesuara per 22 persona. Deri tani, jane permendur vetem dy emra, ai i Ismail Mulletit, nje biznesmeni te njohur te fillim viteve ’90 dhe me lidhje shume te forta politike dhe ai i Entela Shehajt.

Mediat nderkombetare kane deklaruar se Ballkanit nuk i ka ardhur ende rradha, por nese ndjek me vemendje zhvillimet e mediave kryesore, duket se per Shqiperine ka nje vemendje me te shtuar. Sot, editoriali kryesor i CNN per ceshtjen e Panama Papers eshte firmosur nga Frida Ghitis, nje kolumniste e Miami Herald. Ghitis ka publikuar nje editoriali brilant prej 7 faqesh, por ajo qe te ben pershtypje eshte se opinionistja e njohur ndodhet sot ne Tirane. Kete e konfirmon CNN qe e ka postuar editorialin e ceshtjes me te rendesishme te dites nga Tirana dhe vete autorja qe ka postuar sot ne tëitter nje foto nga Tirana. Nuk dihet nese Ghitis ndodhet rastesisht ne Tirane apo ne kuadrin e investigimit per kete ceshtje, por rastesia, duket pak e besueshme ne kete rast. Me gjase, Shqiperia eshte futur ne harten e investigimit, sic nuk ndodhi disa vjet me pare, kur shtypi sqaroi se nder ata qe humben shuma marramendese nga reduktimet e llogarive bankare ne Qipro ishin edhe shume shqiptare te pasur. Atehere nuk u pemend asnje emer, por po burime mediatike, konfirmojne qe kete here, disa emra shqiptaresh te perfshire ne Panama Papers do te publikohen me emrat e tyre ose te kompanive. Nuk dihet nese mes tyre do te kete politikane, gje qe eshte shume e mundshme, por me siguri lidhja mes emrave te perfolur dhe politikaneve qe i kane ata te afert mund te behet fare lehte ne nje vend te vogel si Shqiperia. Ky skandal, nese zbardhet deri ne fund, mund te na sherbeje me mire per te kuptuar se ku i fshehin dhe si i perdorin njerezit e fuqishem parate e korrupsionit! Dhe nuk eshte cudi qe skandali te marre permasa edhe me te medha, sepse ne te jane perfshire 109 mediat nder me te rendesishmet e botes dhe nje grup prej disa qindra gazetaresh investigative.