Branko Geroski: Milenko është institucion, dëshmi e gjallë për natyrën fashiste të këtij pushteti

branko geroski
branko geroski

Branko Geroski

 

 
Ta besosh se toka është një pllakë e rrafshët, të përhapësh anti-semitizëm klasik duke u thirrur  në hedhjen e para do kohe të pamfleteve, ta mohosh Holokaustin, të marrësh shpërblim nga Le Pen, ta quash bashkësinë etnike të dytën më të madhe në Maqedoni “fis i egër”, të përhapësh ksenofobi, të ofendosh dhe të mallkosh publikisht diplomatë të huaj, të përhapësh urrejtje ndaj “armikut” politik dhe publikisht të ftosh në dhunë, të thërrasësh linçimin e përfaqësuesve të pakicave seksuale, të kanosesh, të shpifësh dhe të ofendosh cilin të duash, të përhapësh të folurit e urrejtjes përmes mediave dhe mbi të gjitha, të jesh kriminel i rëndë i dënuar me gjykim gjyqësor për t’u ekzekutuar – e gjithë kjo së bashku është bashkim i një botëkuptimi këmishëzezë dhe agresion publik i pandëshkuar, i  nxitur dhe i mbështetur me logjistikën e huntës së Gruevskit, e padënueshme nga sistemi dhe e miratuar me heshtje nga diplomatët e huaj në Shkup.
 Ky është Millenko Needellkovski sot.

1280x720-lqG

Shumë shpesh më pyesin njerëzit, pse vazhdimisht e përmend dhe pse i kushtoj aq rëndësi. Dhe gjithmonë me ngulmë e them të njëjtën – nuk është e tmerrshme ajo që Millenkoja është, e tmerrshme është atë që ai e përfaqëson.

Moderatori publikisht, në televizion e propagon botëkuptimin që mbizotëron në partinë sunduese dhe në majet e saj (në bombat e Zaevit dëgjuam edhe për “fisin e egër” edhe për kanosje haptazi me dhunë). Ky njeri qëndrimet e veta të frikshme i prezanton në një  televizion me koncesion nacional lirshëm dhe pa ndëshkim, gjatë së cilës ai mbizotëron me sovranitet si opinion-bërës i saj. Qëndrimet politike në  Kanal 5 sot në masë të madhe identifikohen me qëndrimet e moderatorit të show’ut më të popullarizuar të këtij televizioni, me njeriun i cili paraqitej si mbështetës dhe mik personal i Nikolla gruevskit.
Me fjalë tjera, nuk është e drejtë që Millenkos ti merret ajo që ai do të jetë dhe sot me të vërtetë është – institucion. Ky institucion është burim  i botëkuptimit që dominon midis përkrahësve dhe simpatizuesve të regjimit, ndërsa këta nuk janë pak. Millenko është dëshmi e gjallë se fashizmi, antisemitizmi, ksenofobia, shovinizmi, urrejtja dhe dhuna  janë emra të dytë të këtij pushteti. Prandaj ky e meriton respektin tonë (kundërshtari serioz gjithmonë duhet të respektohet) dhe këtij ia përkushtoj vëmendjen time të plotë. Ata që mendojnë se kjo “sëmundje” shërohet me shpërfillje dhe bonbona  të efektit placebo e mashtrojnë  rëndë veten e tyre dhe i gënjejnë të tjerët.
 (Përktheu: Sh. Islami)