Branko Geroski: O Nikola Gruevski, s’ka pshtim per ty!

branko geroski
branko geroski

Branko Geroski

Nikollë  n’go këtu, or tavë-teflloni  i zavardisur!
Tamam para dy vitesh, mu në këtë vend, të shkrova një letër të hapur, me titull “Nikollë, të lutem shpëto dhe na shpëto nga ky turp”!. Ajo letër niste  me “i nderuar Nikollë”. Në të, të luta  se kur do vendosësh, të mendosh pak për fëmijët e tu, për të mijtë dhe për të gjithë fëmijët tanë. Ta tërhoqa vërejtjen se,  për shkak tyre, doemos ta rregullojmë këtë shtet bashibozuk. Për shkak tyre dhe për shkak ne të dy, sepse nesër, të shkrova atëherë, kur më nuk do jesh kryeministër do duhet të përballemi në sokak dhe ta shikojmë njëri-tjetrin në sy.
Ja Nikollë,  më nuk je kryeministër. Dhe nuk je i nderuar. Nga askush. As bashkëpunëtorët e tu më të ngushtë nuk të nderojnë. Tashti, ata vetëm frikohen nga ti, kërkojnë çare për vete, nuk duan të jenë fli të rrokullisjes tënde në greminë. Tashti, ti je politikani më i vetmuar në Europë. Bojko Borisovi (Premier i Bullgarisë) me sinqeritet dhe publikisht ta thotë se shmang çdo takim me ty, se nuk do të flas me ty dhe se, as një mirëdita nuk do të ta thotë. Kështu të përjetojnë të gjithë politikanët Europianë, tavë-teflloni i s’amës. Askush nuk do të t’shohë ose me ty të mbjellë kastraveca. Tashmë, ti je në karantin, sikur të jesh i infektuar nga ebola. Ndonëse akoma nuk janë shpallur masat e izolimit, ndaj të cilave do të ekspozoheni ti dhe banditët e tu, të cilët në ndërkohë nuk do t’ia dalin të bëjnë pazarllëqe.
Nikollë, nëse nuk e ke ditur, ja të ta them – ata të gjithë bëjnë pazarllëk që ta shpëtojnë lëkurën e vet. Or burrë, pyet nëse do, do marrësh vesh se të gjithë përreth teje kërkojnë çare se si t’i fshehin paratë e vjedhura diku nëpër  planetë ku nuk do të konfiskohen, ku edhe ata nesër do të shkojnë t’i harxhojnë parat e zhvatura. Ky shtet ka gjasa të jetë Rusia, ose ndonjë nga bandustanët përreth. Përqindjen që do ta humbni është rreth 30 për qind. Sa për nismë. Pastaj, do humbni krejt. Si e shoqja e Millosheviçit. Ose si gjenerali i JNA’së Veljko Kadijeviç.
Tashmë ashiqare, unë dhe ti nuk do të përballemi dhe nuk do të shihemi në sy. Në vend se me tre, tashti hyn dhe del nga garazha me pesë makina. Përmes të çmendurve të tu mediatik shpërndanë përralla se je i rrezikuar, se dikush ka dashur të t’burgos, të  “t’hekë”  ose bile edhe të t’vrasë. Nëse kjo është e saktë, vrasësin potencial kërko rreth vetes, në rrethin tënd më të ngushtë. Or Nikollë, askush tjetër në Maqedoni nuk e ka ndër mend të t’vrasë. Ne e kemi për synim ta vrasim idenë për Nikolla Gruevskin, e jo ty or tavë-tefllon i zavardisur.
Prandaj, nuk do të bind më që ta shpëtosh veten dhe të na shpëtosh dhe ne. Kjo mund të bëhej para dy vitesh. Tashti ne vet do shpëtojmë veten, ndërsa për ty, vëllaçko nuk ka shpëtim! Mos u gënje me zgjedhjet dhe të mendosh se do përkrahesh nga “populli” dhe se lehtë do kurtulisësh. Or Nikollë, ta përsëris edhe njëherë,  nuk ka më shpëtim për ty.
Ta shoh çehren dhe kuptoj se edhe ti e ke të qartë. Këshillën e fundit qëllimmirë që mendoja të ta jap këtë fundjavë është që t’i lidhësh langojtë e tu, që të mos i zvarrisin hallexhinjtë në kundër-protesta dhe të heqësh dorë nga ideja që të provokosh luftë qytetare. Nesër, kjo mund të jetë rrethanë lehtësuese, kur do biesh dhe do japësh hesap. Por, shoh se ti tashmë bën hesap me atë dhe se ke urdhëruar që të ndalen kundër-protestat. Ky është vendim i mençur dhe mbahu këtij vendimi.
Or Nikollë, prej tashti e tutje, pak ose thuaj se hiçgjë nuk varet nga ti. Pajtohu me këtë. Rehatoju.  Do bëhet ajo çka duhet të bëhet.