Branko Geroski: Zotni Ahmeti, shtyllat e demokracisë suaj janë prej stiropori

Branko Geroski

Protestat janë shtyllat e demokracisë. E tha Ali Ahmeti dhe – mbeti gjallë!
Zotri Ahmeti, më falni se iu drejtohem personalisht. Nuk kam asgjë kundër protestave, por më nervozon dyfytyrësia juaj. Kur protestojnë dhe bojkotojnë kundërshtarët e regjimit, regjimit  pjesë përbërëse e së cilës është edhe partia Juaj. Atëherë,  protestat e rrezikojnë stabilitetin e shtetit. Kur protestojnë nacionalistë dhe bërtasin luftarakisht “Buteli është i yni” atëherë këto janë “shtyllat e demokracisë”.
Si janë ata shtyllat e juaja – baroke? Ato janë të lira dhe të brishta, nga ‘pur-shkuma’ dhe nga stiropori!
Zotëri  Ahmeti, dua që ta keni qartë si kristali se e gjithë Maqedonia Juve dhe partnerin Tuaj Gruevskin  Ju bën hesap si përgjegjës të drejtpërdrejt për mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetin në atdheun  tonë të përbashkët. Prandaj, në emër të këtij hutimi, se ju kinse krijoni stabilitet ndërsa opozita vazhdimisht gjeneron kriza, Ju dhe Nikolla, “besnikë deri në vdekje” ndaj njëri tjetrit e sundoni këtë vend plot një dekadë.
Prandaj, kohën e shkurtë të mbetur të sundimit tuaj të përbashkët, shikoni ta shfrytëzoni me mençuri. Ju lutem, mos u orvatuni që të provokoni tensione të reja ndëretnike, të cilat Zoti mos e dhashtë, do të na e sjellin  gjëmën. Në vend se të protestoni njëri kundër tjetrit, duke i keqpërdorur  ndjenjat e të dy popujve, në vend se të rriheni nëpër kafene dhe të grupoheni, uluni dhe ato probleme që i shkaktoni vetë, zgjidhni në institucione. Ato janë ende nën kontrollin tuaj.
Zotri Ahmeti, nga shoku i juaj Gruevski askush nuk pret diç të mençur. Por, Ju ende keni shans që të jeni pjesë e ndryshimeve, të cilat do ta çojnë këtë vend në Europë. Shfrytëzojeni këtë shans. Mbase është i fundit.
Marrë nga “Plusinfo”. Përktheu: Sh.I.