Brian Whitmore: Korrupsioni është komunizmi i ri

Screenshot_9-20

Brian Whitmore

 

 

Tanket sovjetikë hynë në Budapest dhe Pragë. Bankat ruse ngritën llogari sekrete “offshore” dhe kompanitë guackë (të dyshimta) blenë tinëzisht ndikimin dhe gëlltitën asetet strategjike nëpër Europë.
Kuislingë në Lindje dhe shokë udhëtarë në Perëndim, në linjën leniniste. Biznese dhe lobe industriale në Lindje dhe Perëndim papagallojnë si Putin.
Një rrjet i partive komuniste dhe grupeve të frontit çojnë përpara interesat e Moskës. Një faqe interneti e korporatave të errëta, marrëveshjet e errëta të energjisë, skemat e pastrimit të parave fusin në grackë elitat e huaja dhe formojnë një paradhomë për Kremlinin.

E shkuara takon të tashmen
Në shumë mënyra, korrupsioni rus është Komunizmi i ri Sovjet. Rryshfeti i sponsporizuar nga Kremlini është Kërcënimi i ri i Kuq.
Në Lindje, aleanca e shteteve satelite me stilin socialist sovjet te komandimit të ekonomisë dhe sistemet politike autoritare është zëvendësuar me një grupim kleptocracie të stilit rus të ekonomive të kapitalistëve-miq dhe me qeverisje jo-fuksionale.
Dhe përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për të shkatërruar Perëndimin me fuqinë e një ideje i kanë hapur rrugën Rusisë së Vladimir Putin që të kërkojë ta korruptojë atë duke e joshur me para.

Sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më shumë qëndrojnë të njëjta
“Kremlini nuk ka nevojë të jetë lideri suprem i një blloku të kombeve të Paktit të Varshavës; në vend të kësaj mund të përkeqësojë ndarjet ekzistuese, të shkatërrojë institucionet ndërkombëtare dhe të ndihmojë në krijimin e një bote ku të lulëzojë forma e vet e autoritarizmit të korruptuar”, shkruajnë Peter Pomerantsev dhe Michael Weiss në raportin e tyre “Kërcënimi i Irealitetit: Si po e armatos kremlini Informacionin, Kulturën dhe Paranë” që po qarkullon gjerësisht.

Kapja e elitave
Bashkimi Sovjetik u përpoq ta përhapë komunizmin dhe të krijojë një bllok të kombeve besnikë të Moskës. Rusia e Vladimir Putinit kërkon për të përhapur modelin e saj të korruptuar të biznesit për të krijuar një bllok të vendeve të varur nga Kremlini.
Bashkimi Sovjetik shqetësohej së pari për fqinjin e tij, Europën Lindore, por gjithashtu shpresonte që ta përhapte modelin e tij socialist edhe më tej.
Rusia e Putin po fokusohet tek fqinji i saj i afërt, ish –BRSS, por ka vendosur të shtyjë përpara më larg edhe kleptokracinë.
Ajo ka përdorur skema të dyshimta të energjisë me struktura të errëta të pronësisë, si RosUkrEnergo, EuralTransGas dhe Moldovagaz, si karrem për të kapur elitat në ish –shtetet sovjetike si Ukraina, Bjellorusia dhe Moldavia.
Në Perëndim, Kremlini ka zhvendosur kompanitë guacka si Vemex, një kompani tregtare me një strukturë të errët pronësie që të çon te Gazprom, që ka  kapur rreth 10 – 12 % të tregut të energjisë në Çeki.
Kremlini ka përdorur artin e marrëveshjeve të korruptuara për të krijuar marrëdhënie padron-klient edhe përtej kufijve të Rusisë.
“Gazprom, me mbështetjen e heshtur të Kremlinit, ka ndërtuar mbi 50 kompani ndërmjetëse, të lidhura fshehurazi me të dhe i ka shpërndarë në të gjithë Europën”, thotë analisti i energjisë Roman Kupchinsky, ish –drejtor i RFE/Shërbimit RL të Ukrainës, në një dëshmi përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin Amerikan, në qershor 2008.
Kupchinsky përmendi grupin me bazë ne Vjenë, Centex, që është në pronësi të një kompanie Holding me bazë në Qipro dhe të kompanisë RN Privatstiftung në Austri, sikundër edhe rrjetin Gazprom në Gjermani.
Fronte të tilla, shtoi ai, “nuk shtojnë ndonjë vlerë për çmimin e gazit rus që po shitet në tregjet europiane, por ata përfitojnë shuma të mëdha parash, të cilat zhduken përmes kompanive guackë në Qipro dhe në Lihtenshtajn”.
Kupchinsky itha gjithashtu komitetit se “në Hungari, kompani hije që dyshohet të kenë lidhje me krimin e organizuar dhe Gazprom kërkojnë të kontrollojnë segmente të shumta të shpërndarjes së gazit dhe të biznesit të prodhimit të energjisë”.

“Kjo është historia e një pushtimi”
Ka gjithahtu të dhëna se Putin ka rekrutuar disa anëtarë të rrjetit të tij të vjetër të shërbimeve sekrete në Stasin gjerman për të ndërtuar kompani në mbarë Europën.
Një investigim i gazetarit gjerman Hans-Martin Tillac, në shtator të vitit 2007, zbuloi se si Gazprom në Gjermani ishte “si një klub për ish anëtarët e shërbimit të sigurimit të Gjermanisë Lindore”.
“Kjo është historia e një pushtimi. Një fushatë masive, e planifikuar mirë shumë më parë. Shtabi Qëndror është vendosur larg në lindje, në Moskë, kryeqytetin e Rusië. Shenjestra është Gjermania-dhe pjesa tjetër e Europës Perëndimore”, shkruante Tillack.
“Por historia e këtij pushtimi është mbushur me ish –oficerë të Stasit dhe figura në hije. Është historia e kompanive të postës që s’kanë as kuti postare, të kompanive të strehuara brenda kompanive. Përshtypja kryesore? Ata po fshehin rrjedhjen e fondeve”.
Por ky është një pushtim, në të cilin shumë elita në Perëndim janë me dashje – ose në mënyrë të paqëllimtë – pjesëmarrës.
“Pranim i heshtur i korrupsionit rus, me fonde të paligjshme që pastrohen rregullisht në të gjithë Perëndimin, punë në favor të Kremlinit si brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në raportin e Pomerantsev dhe Weiss.
“Nëse premisa e idesë neoliberale të globalizimit është se paraja është politikisht neutrale, se ndërvarësia do të jetë një impuls drejt afrimit dhe se tregtia ndërkombëtare sublimon dhunën në harmoni, pikëpamja ruse mbetet më së miri merkantiliste, me para dhe tregti që përdoren si armë dhe me ndërvartësi që përdoret si një mekanizëm për agresion”.
Komunizmi, pavarësisht nga gabimet e tij, u përpoq të apelojë idealet universale të njeriut dhe aspiratat. Por në praktikë, ai shkonte kundër natyrës njerëzore.
Korrupsioni thërret instiktin më të ulët njerëzor dhe më universalin – lakminë. Dhe fatkeqësisht është shpesh në harmoni me natyrën njerëzore –çka e bën Kërcënimin e ri të Kuq potencialisht më të rrezikshëm dhe dhe më të fshehtë se kërcënimi i vjetër.
Korrupsioni nuk është vetëm një çështje e qeverisjes së mirë më. Tani ai është një çështje e sigurisë kombëtare dhe duhet trajtuar si e tillë.