Britania ka me votue me mbete n’UE

Students attend the launch of the 'Brighter Future In' campaign bus at Exeter University in Exeter

toynbee-polly

Polly Toynbee / The Guardian

Sondazhet thonë se votimi lëkundet në ekuilibër. Por unë refuzoj ta besoj. Unë nuk besoj se Britania do të dëgjojë impulset e saj dhe ta lerë vetën të zhytet poshtë në atë vend të errët ku Brexit do të na zvarrisë.

Dua vendin sërish, dhe unë pres të bëjmë një hap prapa nga kjo çmenduri. Duke pritur për rezultatin, e enjtja do të jetë dita më të gjatë e jetës time, edhe pse nuk është solstici veror. Nuk di më shumë se të tjerët por mendoj se e di që ky vend,nuk është vendi I fushatave të përgjakshme, komploteve, frikës ndaj të huajve dhe mbi të gjitha nuk është vendi i politikave të izolimit paranojak.

Pasionet tona trazohen lehtë nga politikanët e paskrupujt, që fajësojnë emigrimin për çdo sëmundje të marrë në jetën e tyre. Çdo vend mund të çohet me demagogji të frikësoheshe apo imagjinare nga armiqtë dhe dyndjet nga të jashtmit. Por në momentin që vendos se këto politika të paskrupujta nuk do të fitojnë, një bujari shpirtërorë do të mundë poshtërsinë. Arsyet për të mbetur nuk mund të jenë aq të mëdha.

635990934172907263-EPA-BRITAIN-POLITICS-EU-BREXIT-REFERENDUM

Për fat të mire ndonjëherë dhe disa herë për të keq, ne jemi një vend i vogël, konservator nga natyra, dhe nuk ndërmarrim rreziqe. Në të asnjë nga rreziqet e stuhishme të shekullit të kaluar nuk u bëmë pjesë, nuk kërcyen drejt komunizmit, fashizmit ose pasioneve të mëdha politike. A nuk ishte Britania shumë e frymëzuar nga idealet e bukura të Bashkimit Evropian në referendumin e fundit: atë të çmimit të gjalpit të Zelandës së Re.

Ju mund ta quani tolerance apo modernizim, por jo një qëndrim pragmatik. E çuditshme është se të vjetrit janë quajtur çakejtë e kombit , por këtë herë ata janë të rinjtë që kanë urtësinë. Kur historiani i djathtë Andrew Roberts bëri apelin “Brexit do të jetë me e mira për karakterin kombëtar britanik. Ajo do të rivendoste rrezikun që do marrin përsipër mbi shpatulla’’-mund të dëgjoje një rrëqethje kombëtare. Marrja përsipër e rreziqeve ekonomike,sigurisht, nuk është një tipar kombëtar: të shqetësohesh për kuletën dhe portofolin është më shumë lloji I politikës së Trump.

Vetë Michael Gove paralajmëron se do të këtë “pengesa në këtë rrugë”. Por për kë ? Puna e kujt , e ardhmja e fëmijës së kujt do hasi pengesa? Ne nuk do ta marrim vesh kurrë nëse vdekja e Jo Cox ka ndikuar në vota apo në tendenca në këtë referendum që ndoshta në fund do kthehet në një hap që na shpëtoi. Ajo që lexon nga fytyrat e njerëzve është se votimi për tu larguar do të thotë marrjen e lirisë dhe nëse njerëzit ndihen se votimi nuk ndryshon asgjë, atëherë dhuna do të jetë hapi tjetër. Qytetërimi ynë është në rrezik. Qytetërimi i kujt?

Boris Johnson dhe Gove në fushatë paralajmërojnë se vrasësit, terroristët dhe rrëmbyesit nga vende si Turqia mund të dynden në Britani nëse ajo mbetet në Bashkimin Evropian. Në programin ‘’Today’ Nigel Farage tha “le të marrin përsëri kontrollin e jetës sonë”, një temë që godet një akord tingëllues, I përsëritur edhe nga Johnson në një miting.

Kjo është ajo që ne të gjithë duam. Ne jemi të gjithë jashtë kontrollit, bota shumë e madhe, shumë e zhurmshme, shumë e pakuptueshme dhe e panjohur. Këtu vjen thjeshtësim, siguri dhe kontroll por është një zbrazëti e pakuptimtë. Para se të sulmonin kampet e emigrantëve , rivendosja e sovranitetit Ishte ideali i tyre duke tërhequr nga ana e tyre disa nga mendjet më të larta të shtetit. Me një vendim të thjesht ne mund të çlirohemi nga deficiti demokratik, burokracitë apo ligjet e BE-së.

Sovraniteti tingëllon magjik, hyjnor, absolut dhe I pandalshëm. Por çfarë është ai? Në qoftë se ne e arrijmë një gjë të tillë, çfarë do bëjmë ne me të? Edhe pse çdo fëmijë është i lindur me të, ne së shpejti do heqim dorë prej tij. Ne sakrifikojmë sovranitetin në kompromiset e përditshme të familjes. Ne e shfrytëzojmë atë në komunitetin lokal, në këshillin lokal dhe në Westminster për të bërë dhe zbatuar ligjet,me taksat tona për të shpenzuar për të na mbrojtur dhe duke blerë kolektivisht atë që ne nuk mund të marrim për veten tonë – çdo gjë publike. Asgjë nga ato që kemi blerë në një dyqan nuk është aq e vlefshme sa ajo që kemi blerë së bashku me anë të sovranitetit.

Demokracia është një dorëzim i gjatë i sovranitetit I të mirës së përbashkët, dhe kjo siguron liritë tona të shumta. Këto liri BE-ja i promovon në formë më të civilizuar, të pakorruptuar, si pjesë humane të botës, të mbrojtur nga një gjykatë e të drejtave të njeriut, me sigurimet shoqërore, një instinkt themelues ky. Nuk është çudi emigrantët dhe refugjatët dynden në Evropë nga konflikti dhe jostabiliteti në të cilin jetojnë. Çfarë marrëzie të ikësh për të shpëtuar nga andej, e gjitha për një sovranitet fantazmë. Nuk ka shpresë për të shpëtuar planetin pa bërë rregullat bashku, jemi të dënuar me vdekje së bashku.

Ne nuk do të jemi më një Mbretëri e Bashkuar, me një Skoci të ikur dhe një Irlandë të copëtuar nga kufijtë e vështirë. Me qytete të zhvilluara , me humbejen e bizneseve me BE-në, të gjitha tendencat janë për keq: do të na shohin të pandershëm dhe të diskretituar, si provincialët e Europës. Pavarësia dhe globalizmi i BBC-së nuk do të mbijetojnë gjatë regjimin e ri.

Tregtia e re? Ne do të eksportojmë gjashtë herë më pak në Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë dhe më shumë në Luksemburg se Indi. Anti-politika, të drejtat anti-njerëzore, anti-ekspertët, të gjithë nuk dinë asgjë, bota e regjimit të ri do të jetë një vend I paarsyeshëm,që do e marrë vendin për kur? Kur ekonomia dridhet, me më pak për të shpenzuar dhe njerëzit ende duke parë të huajt mes tyre, ku do të të drejtohet zemërimi më pas?

Çfarë armiq të rinj dhe tradhtarësh do të mbushin hapësirën? Unë nuk besoj se politika e izolimit do të fitojë të enjten. Unë nuk mund dhe nuk do ta besoj këtë – dhe në qoftë se unë jam gabim, atëherë e gabuar është më e pakta për dëshpërimin që do të ndjej të enjten. Unë besoj se ne do të mbetemi në BE. Por shërimi nga kjo tymnajë fushatash do të marrë shumë kohë për të freskuar ajrin politik.

David Cameron dhe George Osborne janë burra të vegjël, pa vizion për të kuptuar shkaqet e zemërimit të ngjallur. Kjo do mbetet për më vonë,sepse tani Britania do të mbahet vetëm në të mirë të saj. “Asnjë qenie njerëzore nuk është një ishull i vetmuar; çdo njeri është një pjesë e kontinentit, një pjesë kryesore e tij “- shkruante John Donne kur ishte deputet dhe shumica e deputetëve tanë janë me të.