Çka duhet me pritë në Ballkan, mbas zgjedhjes së Donald Trump’it!

donald-trump-1024-1

 

SERWER

Shkruen: Daniel Serwer

Ka kalue kohë e gjatë që kur nji President i SHBA’ve e konsideronte Ballkanin si nji prioritet.

Nji rajon që në vitin 1990 ka qenë objekt i dy ndërhymjeve ushtarake amerikane, në Bosne dhe në Kosovë.

Demokracia dhe shtetndërtimi në Ballkanin Perëndimor ka qenë relativisht i suksesshëm, me Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipninë pjesë e NATO’s, dhe Mali i Zi në procesin e anëtarësimit.

Sllovenia dhe Kroacia janë gjithashtu anëtare të BE’s, kurse vendet e tjera janë orientue në këtë drejtim.

Por ky proces në Ballkanin Perëndimor nuk asht ende i plotë, së fundmi asht ngadalësue dhe mund të kufizohet gjatë administratës Trump.

Bosna po vuen sulmet mbi legjitimitetin e Kushtetutës, që lidhen me marrëveshjen e paqes së Dhetorit 1995.

Maqedonia ka ngec për shkak të grindjeve të mbrendshme dhe refuzimit të Greqisë për çashtjen e emnit.

Kosova po ashtu vuen grindjet e mbrendshme dhe problemet e vazhdueshme me Serbinë. Krejt vendet e Ballkanit po vuejnë nga sulme të vogla ruse në mediat dhe institucionet e tyne.

Nëse Presidenti i ri ka me pranue influencën ruse në Ballkan, pasojat për demokracitë relativisht të reja në rajon kanë me qenë dramatike.

Trump deshiron me përmisue marrëdhaniet amerikane me Rusinë dhe mund të joshet.

P.sh, nëse do të pranonte aneksimin e Krimesë nga Rusia, kjo do të niste nji seri ndamjesh etnike edhe në Gjeorgji, Moldavi, Bosne, Kosovë, Maqedoni.

Me shumë gjasa kjo gja ka me sjellë destabilitet, rishikim të kufijve, luftë.

Kjo gja ka me përba në Ballkan nji sulm në rendin e mbasluftës të viteve 1990.

Unë shpresoj se republikanët me pragmatistë kanë me kuptue se luftat ballkanike të viteve ’90 dhe paqja e mavonshme, ishin nji përpjekje bipartizane, me mbështetjen ma të madhe nga senatori republikan Dole.

Ruejtja e kësaj trashëgimie bipartizane të paqes asht e randësishme, edhe nëse rajoni nuk tërheq vëmendjen e nivelit të naltë.

(Pershtati syri.net)