Çka shkruente “Der Spiegel” ne vitin 1973 per Shqiptaret dhe Gjuhen e Unifikueme

Der Spiegel 1973

 

“Shkencëtarët e gjuhës dhe shkrimtarët u munduen me unifikue përfundimisht gjuhën shqipe. Prej sot mësuesit, redaktorët, shtëpitë botuese, hartuesit shqiptarë mujn me marr fryme lirshem”, shkruente revista “Der Spiegel” me daten 19.02.1973, pak kohë mbas mbajtjes se Kongresit te Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

“Dy milionë shqiptarë të Shqipnisë dhe nji milion shqiptarë të trevave jugosllave, përfundimisht mujn me shkrue drejt gjuhën shqipe”, shkruen “Der Spiegel”, përcjell botasot.info. “Sepse shqiptarët, si mbasardhës të ilirëve, nuk kanë lidhje farefisnore me sllavët e jugut dhe grekët, megjithatë ishin gjithashtu të vetmit në kontinent që nuk kishin deri sot Gjuhë të Unifikueme”.

“Shkencëtarët gjermanë krijuen në mes të shekullit të kaluem (1850 – F.D.) institutin albanologjik, megjithatë kancelari gjerman Bismarck nuk deshti me ndie për egzistencën e nji kombi shqiptar: Dy të tretat e shqiptarëve të konvertuem në musliman i quente si turq.”

“Vetëm në 1908, me Kongresin e Manastirit, shqiptarët vendosën me shkrue gjuhën e tyne me alfabet latin, ndërsa ma heret ata shkruenin gjuhën me shkronjat greke ose arabe, rrallë edhe në qirilicë. Ngjashëm si bavarezët që shkruenin gjuhën e folun në disa alfabete të ndryshme.”

“Komisioni Letrar i Shkodrës, 1916, vendosi mbi ortografinë e alfabetit, sepse fonetikat duhet të shkruhen ashtu si theksohen. Megjithatë, shqiptarët flisnin dialekte: Shumica gegnisht, dhe pakica tosknisht, në jug të Shqipnisë.”

“Gjuha letrare shqipe mori formën e tosknishtes me ndihmën edhe të diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte pjesë e nji familje jugore. Pamvarësisht se shumica e shqiptarëve flasin gegnisht, ata nga regjimi komunist vlerësohen si të kompromentuem, sepse udhëheqësit gegë kishin bashkëpunue me Musolinin dhe Hitlerin.”

“Sot 70 përqind e popullatës shqiptare janë të ri dhe nuk do e kenë problem të përshtaten me gjuhën e re. Prej vitit 1967, me nismë të profesorit Kostallari, drejtorit të institutit linguistik dhe literaturë në Universitetin Shtetnor të Tiranës, u hap çashtja e “Rregullave ortografike për gjuhën shqipe.” Ende mungon nji gramatikë shkencore dhe nji fjalor ortografik.”

“Gjuha asht mjaft e randësishme për komunistët, që përherë të parë në shtatorin e vitit të kaluem ata hapën për publikun nji “Kongres për studime ilirike,” ku merrnin pjesë 70 shkencëtarë nga 11 shtete.” / Fitim Dika, “Bota sot”/