Çka thane Hashim Thaçi dhe Edi Rama per maestron Gjelosh Gjokaj

gjelosh-gjokaj1

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi dhe kryeminiastri i Shqipnise Edi Rama kane reague menjihere mbas lajmit se nji nga artistat e medhej shqiptar, Gjelosh Gjokaj ka vdeke.

Thaçi: E pikturoi botën shqiptare me elegancën e maestros

“U shua njëri nga artistët më të talentuar të arteve pamore dhe të grafikës, piktori i mirënjohur Gjelosh Gjokaj. Motivet autentike nga bota shqiptare i trajtoi me elegancën e maestros në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar. U prehtë përjetë në paqe”.

Edi Rama:“ADDIO MAESTRO

“I lindur në Malin e Zi dhe i formuar në shkollën jugosllave të pikturës, Gjelosh Gjokaj u bë maestroja që njohim të gjithë, në Itali e pastaj Gjermani, ku piktura e tij mori trajtat e mirënjohura të personalitetit artistik të Gjeloshit. Mik sivëlla i Martin Camajt, Gjelosh Gjokaj na ka lënë një koleksion perlash të dala prej gurrës së kësaj miqësie mes poetit e piktorit, ndërsa thesarit të trashëgimisë sonë artistike i ka lënë një vepër të tërë dinjitoze. Ndarja e tij nga jeta është e trishtueshme, pasi ndërpret një fazë tejet interesante ku kishte hyrë krijimtaria e tij, në moshën që Pikaso e quante ideale për t’u rikthyer në fëmijë! Por edhe personalisht, humbja e Gjeloshit më trishton, sepse na lidhi me të një miqësi e gjatë, lindur në fillimvitet ‘90, kur studioja e tij në Augsburg, bëhej edhe dhoma ime e gjumit sa herë e vizitoja maestron e dashur! Ai iku pasi ia doli të lërë pas një vepër të bukur dhe një kujtim të mirë te të gjithë ata që patën fatin ta njohin”.