Denko Maleski: Ndjesia e nderit

maleski

Denko  Maleski

 

Françesko Xhuikardini, miku dhe kritiku i Makijavelit, shkruan për mënyrën se si individi mundka t’i kundërshtohet krizës së tmerrshme morale, në të cilën kanë jetuar shtetet Italiane në nismë të shekullit 16’të. Ai thotë se, nderi si fuqi morale është arma më e fortë kundër së keqes së jo-morales.
“Ai që e nderon nderin do ketë suksese të mëdha në çdo gjë që do ndërmerr, sepse nuk  frikohet as nga telashet, as nga rreziqet, as nga shpenzimet; këtë e zbulova me rastin tim, prandaj mund të them dhe ta shkruaj; veprat e njerëzve që nuk e kanë pasur nderin si motiv janë të kota dhe të vdekura”.
Por, çka është nderi? Xhejkob Burkhart, profesor i historisë në universitetin e Bazel’it, në librin e vet të 1860’ës kushtuar civilizimit të Rilindjes në Itali, i shpjegon “ndjenjat e nderit”: “Ajo është ndjenja e fshehtë e ndërgjegjes dhe egotizmit (ndjesi se je më i mirë, më i rëndësishëm, më i prirë se njerëzit tjerë), të cilat shpesh mbesin tek njeriu modern, pasi që  e humb, me ose pa fajin e vet, besimin, dashurinë dhe shpresën. Kjo ndjesi e nderit mund të bashkëjetojë me shumë vetjakësi dhe me shumë vese dhe mund të jetë viktimë e shumë iluzioneve të habitshme, megjithatë, të gjitha elementet e virtytit që kanë mbetur në karakterin e shkatërruar, mund të grumbullohen rreth këtij burimi dhe të nxjerrin energji të re …”.
Me një paralajmërim se, duke i analizuar Italianët e asaj kohe, gjithmonë nuk ka qenë e lehtë që “të bëhet dallimi midis ndjesisë së nderit dhe afshit të namit, në çka,  këto të parët shndërrohen me shumë lehtësi”.
E di se rruajtja e nderit është ndjesia që nxori nëpër rrugë shumë njerëz të sjellshëm që janë  pjesë të “revolucionit  laraman” në Maqedoni, njëri nga mburojat e fundit kundër krizës morale në të cilën gjendet shoqëria jonë. E di, sepse  njoh njerëz të tillë të sjellshëm nga të gjitha gjeneratat, motivi bashkues i të cilëve është vetëm nderi. Por si erdhëm deri te ky rebelim? Njëjtë siç ndodhi në Italinë mesjetare dhe siç ka ndodhur , në të gjitha kohërat dhe vendet tjera.
Dante Alegieri shkruan: “ashtu siç shfaqet, rritet dhe forcohet despotizmi, ashtu njëjtë në afërsinë e tij rriten elementet e fshehura, të cilat doemos ta prodhojnë zbërthimin dhe rrënimin e tij”. Elementi themelorë i rrënimit të secilit despotizëm është individualiteti i njeriut i motivuar me nderin.
Dhe sërish duhet bërë një paralele historike: Shkupi sot, si dikur Firenca, është skenë e manifestimit të atij individualiteti të njeriut që e kundërshton individualitetin e despotizmit dhe të vartësve të tij më të afërt.

Përktheu:Sh.Islami / Plusinfo