Denko Maleski: Shtet i lanun mbas dore

Denko Maleski

 

 

Pas mundimeve të mëdha, duhej ta hapim publikisht vetëm një problem – gjendjen e Listës zgjedhore dhe të bindemi se nuk jetojmë në një shtet europian, por në një shtet të lënë shkretë me fasada Perëndimore të kushtetutës në vend të institucioneve demokratike. Një shikim krahasues në sistemet politike nëpër botë lehtësisht do t’ju tregojë se shtete të tilla të lënë shkretë janë karakteristike për Afrikën në të gjashtëdhjetat, në shpalljen e pavarësisë së kolonive të mëparshëm. Në atë kuptim, nga përvoja e tyre mund të mësojmë më shumë se sa nga përvoja e demokracive bashkëkohore të Perëndimit.
Pra, pasojat e transplantimit të institucioneve të Perëndimit në kushtet afrikane, na kujtojnë në atë që ndodh në Maqedoni në vitet e fundit. Librat për tranzicionet e vendeve afrikane kah demokracia janë para meje dhe ja një pjesë e vogël e problemeve të ditës së pavarësisë edhe shumë vite më pas.
Në politikën e jashtme, problem i parë me të cilin përballen shumica e shteteve afrikane kanë karakter gjeopolitik. Pra, kufijtë e pacaktuar kah shtetet fqinje krijojnë konflikte të cilët janë burim për harxhimin  kotë të energjisë dhe burimet e kufizuara të shteteve të reja. Duke u bërë njëra nga çështjet kryesore në luftën e brendshme për prestigj midis politikanëve, problemi me kufijtë fizikë e shter shtetin e ri dhe kjo zvarritet me dekada. Kjo do të thotë se, mossuksesi që të zgjidhen problemet gjeopolitike të shtetit, i neutralizon dhe i shkatërron në një masë të madhe edhe sukseset e udhëheqësit politik  dhe të lëvizjes politike.
Në planin e politikës së brendshme, njëri nga problemet e mëdha të “ndërtimit të institucioneve”  në Afrikë është dilema për raportin midis institucioneve të shtetit dhe partisë në pushtet. Historia e plotë e gjyqeve, të shërbimeve publike, kuvendeve dhe institucioneve të tjera është historia e nënshtrimit të tyre, përmbysja dhe shkatërrimi i tyre nga ana e partisë. Rezultat i politikës së tillë është mungesa e institucioneve nacionale të vërteta të cilat do ta përfaqësonin popullatën e gjithmbarshme, do ta përfaqësonin gjithë kombin në kuptimin politik të fjalës, e jo vetëm partinë dhe ithtarët e saj.
Sjellja e tillë e bën strukturën formale të kushtetutës të pakuptimtë, sepse struktura partiake vendos kontroll të fortë të një grupi të vogël në maje, i cili qoftë kushtetuese ose jo, bën atë që do.
Është një rregull: konflikti midis partisë dhe shtetit e karakterizon një apetit të pangopur të  partisë për të kontrolluar çdo gjë. Të gjitha institucionet qofshin ato publike ose private, sindikate, gazeta, grupe rinore, klube grash, shoqata tregtare, shoqata të fshatarëve, shoqëri kulturore, dhe organizata fetare, gëlltiten nga aparati i partisë ose bëhen stoli e tyre. Mjet i fuqishëm për manipulimin e shoqërisë është kontrolli i aparatit shtetërorë dhe të buxhetit  nga ana e partisë, monopoli ndaj mediave  dhe aftësia për të dhënë nderime dhe shpërblime tjera  individëve dhe organizatave të ndryshme.
Kuptohet se, roli i tillë i partisë e merr jetën nga institucionet në shoqëri, sepse ua pret rrënjët. Kjo bëhet me qëllim, sepse uniformiteti bëhet qëllim i partisë në pushtet, ndërsa procesi i “ndërtimit të tillë të shtetit” prodhon institucione të varura dhe të mjegullta: ligjvënia pa fuqi, gjyqësi pa pavarësi, gazeta, radio dhe TV pa lajme ose pikëpamje të cilët prekin përtej linjës partiake, sindikatet, shoqatat e fermerëve, klube grash, lidhje e të rinjve etj. Pa pavarësinë e tyre ose funksion, përveç përkrahjes së monopolit të forcës së partisë, universitete pa liri akademike, zgjedhje pa zgjidhje, tubime publike pa liri të fjalës dhe me mospajtim, ligje pa sundim të së drejtës, plane për zhvillim ekonomik pa iniciativa, sipërmarrës ose inovatorë …
Ato vite, për njërën nga shtetet e reja Afrikane, dikush ka shkruar: “Nigeria kishte çdo gjë – talent, burime dhe vullnet të mirë – dhe ishte vendos në rrugë për sukses. Kishte çdo gjë, më duket, përveç një udhëheqje të aftë që të jep ndjesi të bashkimit kombëtarë dhe kahun”. /“Plusinfo”/