Donald Trump, nji betejë kundër të gjithëve

donald-trump-1024-1

Një nga pyetjet e një qeverie të mundshme të Donald Trump, është se kush do të jetë pjesë e saj. Askush në botën akademike nuk e mbështet. Askush në botën e biznesit, askush në botën e politikës, askush në partinë e tij, askush në administratat e mëparshme, demokrate apo republikane nuk e mbështet.

Nga pesë presidentë të gjallë- tre demokratë, dy republikanë – asnjë prej tyre nuk e votoi këtë të martë. E kanë mbështetur në votime – edhe pse jo në publik- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, dhe pak më shumë në publik, ai i Senatit, Mitch McConnell.

Vetëm dy gazeta në gjithë SHBA-në e mbështetën. Njëra prej tyre, revistë zyrtare e Ku Klux Klan. Gazeta e dytë më e madhe në vend, USA Today i kërkoi lexuesve të saj për herë të parë në histori që të mos votonin Trump.

Revista “The Atlantic” gjithashtu kërkoi votën për Hillaryn. Kjo ishte hera e tretë në historinë e saj 156 vjeçare. Precedentët: Abraham Lincoln në 1860, dhe Lyndon B. Johnson. Trumpin e mbështesin vetëm votuesit, kjo është e qartë.

Trump ka shkelur një për një, rregullat e arta të çdo fushate zgjedhore. Dhe nuk është vetëm që ka fyer votuesit. Ai gjithashtu, nuk ka kryer sondazhe serioze, nuk ka organizuar votuesit që të shkojnë në votime, ka ndryshuar ekipin zgjedhore tri herë dhe ka investuar vetëm në reklama televizive.

Me fjalë të tjera, jo vetëm që ka sfiduar njerëzit që sipër tij, por ka vënë në lojë edhe procedurat që në teori shërbejnë për të fituar zgjedhjet.

Trump vërtetoi se është një forcë e natyrës që ka shembur strukturën politike dhe ekonomike të SHBA-ve.

E ka bërë vetëm. Dhe nëse ai fiton zgjedhjet, duhet të bëjë diçka të ngjashme: të qeverisë i vetëm.

Dita