Dr. Majid Rafizadeh: Islami, Kur’ani, Muhamedi, Allahu i urren gratë dhe jo-myslimanët?

majid-rafizadeh

Dr. Majid Rafizadeh

 

Me daljen në mejdan të Shtetit Islamik dhe të grupeve të ngjashme, për sa i përket fesë islame, lindën  edhe çështje themelore, këtë përpiqem ta trajtojë siç duhet në librin tim të publikuar kohët e fundit “Kujtimet e  tanishme: Pse Ata Urrejnë  ose Allahu i Urren Gratë”.
A ka diçka thelbësore në fenë Islame që i promovon vlerat anti-demokratike dhe nënshtrimin e grave? Pse shtohet  numri i grupeve Islamiste dhe pse e urrejnë perëndimin? Shumë studiues Perëndimorë dhe Myslimanë  tashmë një kohë të gjatë kanë pohuar se Islami është tërësisht në pajtim me vlerat demokratike dhe humane dhe se Islami është fe e paqes dhe se ajo do të ndryshohet me kohën. Por, argumenti i tyre ka dështuar sërish dhe sërish dhe në 1400 vitet e fundit Islami nuk ka ndryshuar ose evolvuar si religjionet tjera.
Pasi u rrita, punova dhe studiova deri para pak kohësh në Lindjen e Mesme (edhe në kombe Shiitë dhe Sunnitë; në Siri dhe në Republikën Islame të Iranit), u rrita në një familje të përkushtuar Myslimane, u bëra dhe dëshmitarë për mangësitë reale të fesë Islame. Dikur, bile para se të lind Shteti Islamik dhe 9/11, konstatova se nëse nuk trajtohet versioni modern i fesë Islame, do të ndodhin ngjarje katastrofale  do të shfaqen vrasje të mijëra njerëzve në emër të Islamit.
Ndonëse studiuesit Myslimanë të Perëndimit pretendojnë se nuk është faj i Islamit dhe se Islami po ndryshon, dikush mund të pretendojë se feja Islame, në fakt, ka mbetur prapa duke parë si dëshmi situatat aktuale në vendet Myslimane. Aktualisht shfaqen me qindra grupe Islamiste  dhe Shteti Islamik është vetëm njëri nga ata. Numri i këtyre grupeve do të shtohet dhe ata besojnë se janë të vetmit që e praktikojnë Islamin e vërtetë, e jo të tjerët.
Unë përpiqem t’i trajtojë çështjet që janë në Islamin – kulturorë, socialë, nga kodet legale, etj – që i jep legjitimitet dhe fuqi  këtyre grupeve ose sistemit patriarkal. Çka është ajo në Islam që e parandalon të zhvillohet  dhe të kalojë në transformim ?
Në libër i shtroj disa argumente dhe zgjidhje. Njërin nga  zgjidhjet  që e parashtroj në libër është përgjegjësia e Myslimanëve të heshtur,  e të ashtuquajturve  Myslimanët të  “moderuar”, klasa e mesme dhe studiuesit Myslimanë të Perëndimit të flasin zëshëm kundër strukturës dominuese Islamiste dhe fundamentaliste. Mbase  e shpjegojë se pse shumica nuk e bëjnë këtë gjë. Ndryshimet duhet të vijnë nga brenda dhe se kërkon vet-flijim dhe guxim. Njëkohësisht, nëse rritet numri i Myslimanëve të cilët e kritikojnë Islamin në mënyrë konstruktive, do të ketë më shumë gjasa që institucionet fetare të marrin hapa për ta moderuar Islamin dhe ta reformojnë atë.
Unë parashtroj në libër se, disa nga konfliktet dhe luftërat e mëdha që do ndodhin në ardhmëri do vijnë nga ndeshjet midis ideve të fundamentalistëve Islamik dhe Perëndimit. Kjo nuk është vetëm hamendja e një studiuesi, por është e bazuar në zhvillimet e kohëve të fundit, në përvojën time dhe në njohuritë  burimore të degëve të ndryshme të Islamit. Koha e globalizimit dhe e teknologjisë e përshpejtojnë  këtë, siç edhe përkrahësit e Islamit radikal më lehtë lidhen me kulturat tjera dhe kujtojnë më shpesh se fjalët e Zotit, misioni i Profetit Muhammed dhe ligjet e Islamit nuk kanë ithtarë edhe në vendet tjera të botës.
Tashmë, ka rini nga vende të ndryshme përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Anglia që janë joshur dhe rekrutuar nga Islami radikal si edhe nga grupet terroriste që pretendojnë se janë Myslimanët e vërtetë.
Më në fund, libri është një udhëtim personal nëpër labirintin e pafund të dhunës Islamiste dhe të luftës qytetare. Është një udhëtim nëpër fushëbeteja të shoshitur me kërkesa kulturore arkaike, fetare dhe me emocione shpërthyese. Është një udhëtim që drejtohet me paracaktim ndonëse autori lufton kundër një shoqërie Islamiste dhe patriarkale duke u orvatur që të mbijetojë.

Dr. Maxhid Rafizadeh është shkencëtarë i politologjisë në Amerikë, këshilltarë i biznesit dhe kryetarë Këshillit Ndërkombëtarë Amerikan për Lindjen e Mesme. I edukuar në Harvard, Rafizadeh shërben në bordin  këshillues të Revistës Ndërkombëtare të Harvardit. Qytetar Amerikan, me origjinë është nga Irani dhe Siria, dhe deri vonë pjesën më të madhe të jetës e ka jetuar në Iran dhe Siri.

Marrë nga “Foreign Affairs”. Përktheu: Sh. I.