Edi Rama, me cilin organ po e ndjen atë dhimbjen e Vucic’it për Kosovën?

Nga Kimete Berisha

Ruaju se po t’lshon shpirti prej mërzisë!

Po pse bre Edi Rama po thu që po e ndjen dhembjen e Serbisë, se ti s’ndjen bash kurrgjë hiç për njeri t’gjallë, jo po e ndjen dhembjen e Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.

Mos m’detyro me t’thanë se më shumë e don ti Leonardo da Vinçin e vdekur sesa shqiptarin e Kosovës të gjallë ????.

Qysh mundesh bre zemër me ndje dhembjen e Vuçiçit, kur ai nuk e ndjen ‘dhembjen’ e vet.

Me çka po e ndjen atë dhembje platonike ti?
Trego. Hajt!
Me cilin organ?
Me ndje ti dhembje s’tu kish ba barku si kazan.
Dhembja ta shkrin dhjamin.

Para se me t’dhimbt zemra ty për Vuçiçin, ish dasht atij m’i dhimbt zemra për ty, se para se me ‘vujt’ Vuçiçi për ndarjen e Kosovës nga Serbia, ka vujt shqiptari për ndarjen e Kosovës nga Shqipëria.

Po vuani ju bashkë e duhuni (‘kush s’po ju ndal) , qaja hallin ti Vuçiçit, se dashnisë askush nuk ia ka pa sherrin, normal, me kusht që dashnia me qenë racionale dhe e ndërsjellë, e madhe, si kjo e juaja, shembull i dashnisë njerëzore.

Kontrolloji emocionet, shef. Mos na shkakto nervozë gramatikore.
Ke pasur mundësi të bashkndjesh me Vuçiçin me diplomaci, stoikisht, pa lirizëm.
Pse s’po ja kushton edhe një poezi dhimbjes së tij, se me ia vizatu s’mundesh pikëllimin, shkaku se ngjyrat t’ua të forta e përmbysin çdo mërzi, e pastaj Vuçiçi në pikturën tënde ish duk i lumtur për ndarjen e Kosovës.

Po ama s’keni pshtim prej neve. Kupto! S’keni kah t’ja mbani. Se ne t’Kosovës jemi ‘katunatë’ (fanatikë të dashurisë), si ata dashnorët e Western-Spaghetti jemi, ju marrim me zor, ua zëmë derën, u kapim për flokshë, s’pyesim ne ‘a po na doni as’po na doni’.

Së pari bashkohemi, e pastaj duhemi.
Edhe dashuria mësohet si vjersha përmendsh.
Si ato vjershat që aq shumë të pëlqejnë, sa dikur të duket sikur i ke shkruar vet.

P.S. S’po hy më thellë me folë për atë idiotizmin që e kishe thënë (e që ke mujt mos me ua flladit zemrën serbëve, po m’i lënë me vujt), se gjoja’
Shqipëria nuk dëshiron të bashkohet me Kosovën’.

S’po hy më thellë për këtë arsye:
Më së shumti ‘intervenca’ më vijnë mos me shkru kundër Edi Ramës. Ju s’mundeni me marrë me mend sa njeri ‘dikushi’ më lutë me shkru ‘mirë’ për të.
Prandaj, të dashur lexues, po e vëreni edhe vet se m’u ka ‘gërrbav’ lapsi (kur bëhet fjalë për Edin), ama vetëm deri në një vendim tjetër (kur të bindem qind për qind) se intervenuesit e kanë keq, e unë e kam mirë.

Një ditë e pashë Pandeli Majkon përballë Ministrisë së Kulturës.
Thashë: hë, kqyr tash kur t’më ‘gjuhet’ edhe ky për Edi Ramën, por jo. Pandeli po vjen shpesh, dhe po e bllokon rrugën me xhipin e tij: tash a po shkon me nejt te naj shok në ndërtesën përballë, a e ka hapë naj biznes apo ju ka shtu dashuria për Kosovën (dhe dashuria për dashurinë ????), se di.
Se, dola prej teme.

(Mesazhi i zj.Berisha në rrjetet sociale.)