Edukimi i shqiptarit global

piciri

Dr. Erion Piciri

Ne duhet te mendojme per nje nderhyrje revolucionare ne arsimin publik, per te formesuar sipas menyres perendimore shqiptarin bashkekohor. Veshtiresite me te medha qe hasim ne hapesiren globale jane ato te komunikimit, te mendesise dhe pershtatjes. Per te tejkaluar keto pengesa qe lidhen edhe me aspekte te gjuhes dhe te tradites ne duhet t’i formesojme femijet tane me gjuhet dhe kulturen e botes se civilizuar. Gradualisht nga femijeria ne duhet t’i orientojme shqiptaret drejt nje bote qe ka arritur majat e zhvillimit njerezor. Per kete duhen pershtatur programet dhe afruar ne nje fare mase mesimdhenesit perendimore.

Projekte te tilla nuk jane te reja ne Shqiperi, vecse jane te kufizuara ne sektorin privat dhe me impakt te vogel  per masen e gjere shoqerore. E reja eshte ta integrojme kete investim ne shkollat publike shqiptare. Ne duhet ta masivizojme si nje politike publike qeveritare qe e afron gradualisht kete sherbim per femijet e cdo shqiptari, me dhe pa mundesi, e te zhvillojme talentet dhe zgjuarsine e cdo potenciali ne vendit tone.

Shkollat publike duhet te kultivojne mendjen e shqiptarit bashkekohor nga shkollat fillore deri ne universitete, nen perkujdesjen e mesuesve cilesore shqiptare por dhe atyre perendimore, kryesisht nga vendet anglisht-folese. Duket si nje projekt i pamundur, por mund te kthehet ne realitet me pak vullnet politik dhe perkushtim implementues te botes akademike.

I pumundur u duk njehere e nje kohe

masivizimi i arsimit per te gjithe popullsine por u be realitet, i pamundur ishte edhe fluturimi me avion por u be realitet, i pamundur u duk nje here e nje kohe edhe ideja per te shkuar ne Hene por shpejt u be realitet, te pamundura do kishin qene per kedo realizimet teknologjike te kohes tone por ato u bene realitet fale vizionit dhe kembenguljes se disa njerezve te guximshem qe projektuan dhe implementuan idete e tyre brilante. Keshtu mund te ndodhi edhe me arsimimin cilesor per te gjithe, per transformimin permes dijes se mendjes se shqiptarit bashkekohor, e kthimit te tij ne nje potencial krijues, prodhues dhe drejtues ne hapesiren perendimore.

Vendet qe kaluan nga tradicionalja tek epoka moderne si Japonia, Korea e Jugut dhe Kina kane bere investime madhore ne arsim. Investemi madhore bejne sot ne arsim te gjitha vendet e OECD-se. Ata vazhdojne te investojne ne arsim me nje mesatare prej mbi 6% te GDP-se, rreth 3 here me shume si % te Prodhimit te Brendshem dhe dhjetra here me shume si vlere monetare per banor se sa ne. Ne kete investim e bejme ne menyre individuale dhe investimi, kapitali njerezor, na mbetet jashte. Ky eshte investimi qe na nevojitet ta bejme ne Shqiperi nese duam qe femijet tane te marrin formimin qe u mundeson konkurencen globale.

Permes mesuesve shqiptare dhe te huaj ne duhet te integrojme programet e edukimit ne gjuhen angleze per moshat nga 5 deri ne 25 vjec, duke pasur keshtu premisat te behemi nje nder shkollat publike cilesore te Europes. Per here te pare ne historine e shkolles shqiptare publike ne mund te sjellim masivisht ekipe te tera mesuesish nga vendet anglisht folese qe mund te perbejne nga 10 deri ne 25% te mesuesve tane. Ata do jene modelet e gjalla qe do rrisin femijet tane, dite mbas dite, vit mbas viti, me nje tjeter qasje per veten dhe per boten, derisa t’i bejne te afte te hyjne ne universitetet dhe kolegjet me te mira te Europes dhe Amerikes, e per tu ngjitur me pas ne majat e elites globale. Ky eshte misioni i tyre me femijet tane, qe mentaliteti fitues i perendimoreve, nuk ka sesi mos e realizoje.

Mund te nisim keshtu revolucionin transformues te shkolles publike shqiptare. Shkembimet e pervojave, midis mesuesve tane, disa prej te cileve mjaft cilesore dhe te perkushtuar, me mesuesit e huaj do jete formula e suksesit.

Gradualisht te zevendesojme mesimdhenien pasive, riprodhuese dhe ndeshkuese me programe qe po revolucionarizojne vete boten perendimore, me mesues qe inkurajojne lidershipin qe ne vitet e hershme te jetes, qe e vene theksin tek krijimtaria, origjinaliteti, reflektimi kritik, konceptet e qytetarit modern, te profesionistit te vertete.

Shkolla pubilke shqiptare duhet te kultivoje dijen, virtytin dhe vizionin, te nxisi nxenesit drejt ndryshimit permanent, riformatimit dhe me kurajo e besim te transformoje mjedisin ku jeton. Kjo realizohet permes mesuesve te niveleve te larta globale, qe dashurojne punen dhe vene shpirt ne edukimin e femijve, per standarde me te larta te arsimit te shekullit te 21. Keshtu do permiresojme ndjeshem klimen ne stafet mesimdhenese edhe ne cilesite e vete mesuesve tane.

Investimet duhet te prekin edhe infrastrukturen. Ne duhet te afrojme ambiente studimi qe shquhen per komoditete, arkitekture perendimore, me ambjente rekreative, ku femijet mezi presin te shkojne ne shkolle.

Femijet tane te formuar ne keto shkolle te re do ndryshojne mendesine e tyre dhe tonen per vendin dhe boten, do rriten me shembullin e mesuesve te tyre, do formohen me besimin per tu bere pjese e nje lidershipi global ne ekonomi, biznese, politike, art e kudo tjeter. Ky eshte investimi i duhur per femijet tane, nje investim qe ndryshon njeriun por edhe zhvillimin e nje kombi.

Arsimi eshte kusht per sukses,  arsimi i ekselences eshte garanci per arritje ekselence ne cdo hap te jetes, ne Shqiperi dhe ne gjithe boten. I vetmi investim qe kombi dhe femijet tane do na i dijne per nder ne te gjithe jeten.

Investimi qe me kryejne me femijet e tyre kombet e perendimit por edhe izraelitet, koreano-jugoret, japonezet dhe kinezet, tani duhet ta bejne edhe shqiptaret. Te jetosh ne Tirane dhe te edukosh femijen sikur jeton ne Washington, Londer apo Bruksel, kjo eshte sfida qe duhet ta permbushi shkolla e re publike shqiptare.