Elisa Spiropali i pergjigjet Ben Blushit: Vdiqe nga inati qe s’po reciklohesh!

spiropali

Elisa Spiropali, ish drejtoreshe e doganave te Shqipnise dhe mike e afert e kryeministrit Edi Rama, ju ka gjegje letrës së hapun që deputeti Ben Blushi botoi në gazeten “Panorama”, i cili tue kundërshtue ligjin e mbetjeve, të miratuem nga mazhoranca, zyrtarizoi edhe largimin e tij nga Partia Socialiste.

Në shkrimin e tij, Blushi e quejti zojen Spiropalin “Elisa nga Sushi”, por kjo e fundit po me nji letër të hapun e quen Blushin “një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot”.

 

Qe çka i shkruen zoja Spiropali Ben Blushit:

QESE EKOLOGJIKE BLUSHIT PER PAZAR

Letër e hapur e kotë për një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot.

Ti që shkruan për ligjet, po nuk lexon asnjë nen; Ti që flet po nuk dëgjon; Ti që prodhon rima pa kuptim dhe pa qëllim; Ti që u qan hallin njerezve që s’di t’iu japësh as dorën; Ti që e do Shqipërinë vetëm si maskë për mungesën tënde të dashurisë për të; Ti që merresh me ekonominë në tribunë se nuk bëre dot ekonomi për vete në tryezën e qeverisë; Ti që ke qenë tre herë ministër dhe bëre tre vrima në ujë; Ti që parimet i ke armë për interesat e tua krejt personale; Ti që reciton broçkulla si të Lulit se mendon se shqiptarët nuk meritojne respekt, po vetëm manipulim; Ti që di të bësh vetëm sherr se s’di të ujisësh asgjë etj. Ti je kazani i ambicies tënde që nuk përputhet me paaftësinë tënde!

Kam vite që s’të dëgjoj asnjë ide origjinale dhe më ka ardhur sinqerisht keq kur bëre thirrje të shkruhen emrat e kolegëve nëpër kazanë duke u shitur si origjinal. Sepse unë e mbaj mend mire, kur protestoja kundër firmës tënde si ministër i Nanos, që emri yt u shkrua nëpër kazanë sepse ishe ti që firmose vendimin famëkeq të asaj qeverie për të ndërtuar katër furra gjigande për djegien e plehrave të kamorres italiane.

Dhe kurajo të madhe ke sot kur ajo kompani që i dhe firmën kërkon 400 milionë euro nga shteti shqiptar pse nuk solli dot plehrat në Shqipëri, zotrote kap flamurin e ekologjistit për të dalë nga partia, ku more çfare munde dhe kurrë nuk u mor vesh çfarë dhe!

Riciklim të mbarë Blush, sot ke qenë më në fund i vërtetë në paaftësinë tënde për të qenë sadopak solidar në një parti ku përfaqsove vetëm egoizmin tënd plastik!