Epoka jonë asht epoka e plastikës, kesaj duhet me i ardhë fundi

plastic-bag

Nga Cesar Rodriguez Garavito Cesar Rodriguez Garavito, 

El Espectador

 

Ajo që do të mbijetojë është dashuria jonë, shkroi poeti Philip Larkin më 1956. Anglezi nuk e dinte se ajo që do të mbijetonte vërtetë pas nesh, ishte shpikur në kohën që ai shkruante vargjet.

Vazhda shkatërrimtare e miliona qeseve, shisheve dhe kontejnerëve prej plastike të përdorura që nga koha e Larkinit është aq e thellë, dhe aq e gjerë, saqë nuk do të ishte ekzagjerim që ta quanim kohën tonë si “Epoka e Plastikës”. Kjo nuk është metaforë, ose formulë verbale. Komisioni Ndërkombëtar i Stratigrafisë ka ngarkuar 37 ekspertë të përcaktojnë nëse kemi hyrë apo jo në epokë të re gjeologjike.

Çështja është nëse Hologjenia, që ka nisur 11 700 vite të shkuara, ia ka lënë ose jo vendin Antropogjenisë, epoka e parë që ka shënuar ndryshime themelore në tokë, të shkaktuara nga një specie, njerëzit.

Ngadalë shkencëtarët po arrijnë në përfundimin që po krijojmë një planet sipas pëlqimit tonë. Ata e kanë përcaktuar origjinën e Antropogjenisë në vitet 1950 dhe vlerësojnë se gjurmët e plastikës – në shkëmbinj, det, në zorrët e peshqve dhe zogjve – janë ndoshta gjurmët tona më të dukshme.

Kur të këqyrin fosilet e Atropogjenisë, studiuesit nuk do të gjejnë mbetje të qiellgërvishtësve, librave apo monumenteve, por copa të shisheve të ujit, kapakë shamposh dhe copa qeskash të supermarketit. Gjeologët e të ardhmes do të kruajnë kokën në përpjekje për të kuptuar grykësinë tonë për të konsumuar dhe flakur substanca që duan 500 deri në 1000 vjet që të kalben.

Ata do të lexojnë për pesë ishujt e mëdhenj me mbetje që pluskojnë në oqean sot, për pikat që grumbullojnë rreth tetë milionë ton mbetje prej materiali sintetik çdo vit. Por ata do të vërejnë që në një pikë të caktuar, njerëzit e braktisën varësinë e tyre nga plastika.

Kur ne hoqëm dorë nga uji i ambalazhuar me shishe ndërsa uji i pijshëm i rrjedhshëm ishte i disponueshëm. Ose kur supermarketet, dyqanet dhe farmacitë hoqën dorë nga futja e gjithçkaje në qeska, qoftë dhe një kuti të vetme çamçakëzi. Ose kur dalluam së shërbyeri ushqim në pjata plastike (shkumë deti), një tjetër material toksik jetëgjatë, dhe vetë ajo e futur në qese plastike!

Ky moment ka ardhur tashmë në shumë vende dhe qytete.

Dhe nuk ka ardhur nga masa të tilla tërheqëse si ato që ka miratuar ministri kolumbian i Mjedisit, Gabriel Vallejo, të fokusuara vetëm te mësimi, kërkimi dhe këshillimi i njerëzve që të mos përdorin qese.

Ndryshimi erdhi nga vendimi i ndalimit të qeseve më të dëmshme (ato të hollat) dhe vendosja e një çmimi për qeskat më të trasha për ta kaluar koston e përdorimit të qeskave te konsumatori.

Kjo është ajo që do të bëjë vendosja e çmimi 150 pesos (rreth 40 cent), i propozuar nga senatori Antonio Navarro Wolff i Alencës Gri.

Kjo meriton të diskutohet seriozisht dhe të vendoset dhe për pjatat plastike. Epoka e përdorimit të plastikës pa kufi po i afrohet fundit në një pjesë të mirë të Evropës, në vende si Afrika e Jugut e Kina dhe në SHBA në shtete si Kalifornia, ku qeskat kanë një çmim.