Ervan Fuere: Europa Doemos t’i Ndëshkojë Liderët e Maqedonisë

fuere

Ervan Fuere

Sllogani i qeverisë së Maqedonisë për tërheqjen e investimeve të huaja, që emetohet nëpër ekranet televizive nëpër mbarë botën, ka një titull joshës “Investoni në Maqedoni – në parajsën e re të biznesit në Europë”. (Ata që e kanë sajuar këtë, padyshim se kanë dashur të thonë “strehë” e jo “parajsë”, po nejse.)
Javën e kaluar pas vendimit të Kryetarit Ivanov, që t’i falë shumë politikanë dhe zyrtarë të qeverisë, duke përfshirë edhe ata që janë lëndë të hetimit në lidhje me skandalin e përgjimeve e cila është në vijim, me të cilin në të vërtetë, mbrohen funksionarë të korruptuar, dhe do më falni që do them se një shprehje  më të përshtatshme  për sloganin do ishte “Investoni në Maqedoni – në parajsën e re për kriminal në Europë”.
Vendimi i kryetarit Ivanov shkaktoi  dëm të paparë vet imazhit të Maqedonisë, derisa e rrënoi edhe atë pak sundim të së drejtës që kishte mbetur pas aq vitesh të keqpërdorimit serioz të pushtetit dhe të korrupsionit. Pohimi i partisë sunduese se nuk ka ditur për qëllimin e kryetarit, duket bajate, sidomos nëse kujtohemi për atë se në të kaluarën partia e detyronte versionin e vet të sundimit të së drejtës.
Edhe pse kryetari e mbron vendimin e vet, si një vendim për interesin më të mirë të pajtimit midis partive politike, tërësisht është e qartë se motivacioni i vërtetë është që të shkatërrohet Prokuroria Publike Speciale, e cila ishte themeluar  mu për atë qëllim, që t’i  hetojë dyshimet për korrupsion në nivel të lartë. Deklaratat e fundit të liderit të partisë sunduese, Nikolla Gruevski, në të cilën e akuzon Prokuroren Speciale, është edhe një dëshmi për atë synim dhe paraqet edhe një shkelje ashiqare të Marrëveshjes së Përzhinës. Ajo që Prokurorja Speciale refuzoi të jetë e frikësuar dhe hapi një rast të ri për hetim penal, këtë herë ndaj zyrtarëve më të lartë të qeverisë, është merita e saj dhe të bashkëpunëtorëve të saj.
Veprimi i Kryetarit e nxiti dënimin e përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare dhe kërkesë për ta rishqyrtuar atë vendim. Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë dhe kryesuesi me OSBE’në, Frank Walter Steinmaher, theksoi se ky veprim  vjen ndesh me Marrëveshjen e arritur të Përzhinës vitin e kaluar me ndërmjetësimin e BE’së  dhe se “e rrënon punën e PPS’së dhe mandatin e saj që t’i hetojë të gjitha akuzat për keqpërdorim të pushtetit”.
Ajo që kryetari refuzon ta tërheq vendimin edhe njëherë dëshmon  sjelljen arrogante të tij dhe sjelljen arrogante të partisë sunduese, e cila i shpërfill parimet themelore të një procesi të drejtësisë. Pasi që,  kryetari me veprimin e vet e nëpërkëmbi  shenjtërinë Zyrës së Kryetarit të Shtetit, duhet ta “dorëzojë vulën zyrtare” dhe të jep dorëheqje. Në një proces normal demokratik, vendimi i tij do të ishte shkak për impeachment.
Niveli i rrezikimit të vendit nga sjellja e Kryetarit dhe nga partia sunduese pas shpalljes së bisedave të përgjuara, shihet qartë në demonstratat spontane të qytetarëve nga i gjithë vendi që mbaheshin javën e kaluar dhe në peticionet që i nënshkruan më shumë se 70 organizata qytetare.
Ky shpërthim i zemërimit të qytetarëve të Maqedonisë duhet ta bind bashkësinë ndërkombëtare se orvatja për ta arnuar marrëveshjen politike e cila mbahet vetëm me lidershipin e diskredituar, nuk është as i qëndrueshëm as që është në interesin afatgjatë të vendit.
Këto demonstrata janë pasqyrim i një ndjenje të re të përforcimit, e cila më parë ishte e shtypur nga regjimi autoritarë. BE duhet ta trimërojë këtë zhvillim të ngjarjeve, që mund të sjellë kah njëfarë lloj politike të konsensusit në shoqëri, e cila është thellësisht e përçarë nga frika dhe nga politika të frikësimit që u vërejt në vitet e kaluara.
Përkrahja duhet të shprehet qartë në çdo rast dhe gjatë çdo lloj komunikimi me liderët e vendit. Duhet të dëgjohet zëri i shoqërisë qytetare, jo më pas, që si për fat të keq ndodh shpesh,  por, si pjesë integrale e zgjidhjes  së krizës.
Për sa i përket daljes nga kriza, nuk duhet të dyshohet se edhe shumë duhet të bëhet që të krijohen kushte për procesin e besueshëm të zgjedhjeve. Mbajtja e zgjedhjeve më 5 Qershor do ishte vetëvrasje politike. Nëse BE’ja  lejon që të ndodh kjo në këto rrethana, do të ishte një gabim trashanik.
Në vend të kësaj, BE’ja së bashku me ShBA’të, duhet që në rastin e parë të volitshëm t’i shqyrtojë të gjitha pikat, një për një të Raportit të Ashtuquajtur të Pribe’s dhe përparësitë e reformave urgjente, të cilat janë pjesë integrale e Marrëveshjes së Përzhinës dhe t’i bëhet me dije lidershipit politik për të gjitha huqet në hapat e caktuar  dhe në zbatimin e porosive të shumta kritike.
Liderëve politikë duhet t’u bëhet me dije qartë, duke nisur nga partia sunduese, se duhet nderim dhe zbatim i tërësishëm (në vend se “të theksueshëm”, shprehjen  që e përdori para do kohe komisari Johanes Han) i Marrëveshjes së Përzhinës, ndërsa veçmas t’i lejohet Prokurorisë Speciale Publike ta vazhdojë punën e vet pa kurrfarë pengesash. Dhe duhet t’u bëhet qartë me dije se në të kundërtën do të ketë sanksione ndëshkuese. Nga përvoja e mëhershme e dimë se BE’ja duhet  t’i merr me rezervë premtimet e partisë në pushtet, sepse u tregua se ajo parti rrallë i përmbush premtimet.
Dhe përderisa vendi fundoset thellë në greminë, BE’ja duhet të merr një qëndrim më të fortë që ta detyrojë partinë sunduese të mbajë përgjegjësi. Duhet të jetë e gatshme të mundësojë një ndërmjetësim, i cili do jetë më shumë se sa takime sporadike midis  liderëve  dhe në çdo hap të dërgojë kanosje me sanksione, nëse nuk nderohet ajo që tashmë janë marrë vesh. Partia sunduese, vetëm këtë gjuhë e merr vesh.
Është për të ardhur keq se BE’ja e anuloi takimin midis liderëve të përcaktuar në Vjenë, pa e zëvendësuar me një takim të planifikuar në Maqedoni. BE’ja duhet menjëherë ta caktojë një takim të nivelit të lartë, në të cilën do marrin pjesë liderët politikë. Dialogu me shoqërinë qytetare duhet të jetë pjesë integrale e këtij procesi. Çdo boshllëk në përpjekjet për ndërmjetësim vetëm kontribuon në çimentimin e vendit të Qeverisë dhe të partisë sunduese e cila do vazhdojë ta zgjerojë makinerinë e saj të propagandës për diskreditimin e protestave qytetare.
Fjalori me të cilin kallen epshet, të cilat i përdorin mediat e përkrahura nga partia sunduese dhe e cila shfrytëzohet në rrjetat sociale, ndërsa veprim i  këtillë kundër lëvizjes qytetare  dhe protestave, është tipar i regjimit që përdorë metoda dëshpëruese për ta ruajtur  pushtetin. Tashmë ka sinjale se partia sunduese do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e mundshme  që t’i kufizojë aktivitetet e organizatave qytetare, për ato që  mendon se janë “dushmanët e shtetit”, bile do ta shfrytëzojë edhe gjyqin e Kushtetutës, i cili ashiqare është nën kontrollin e pushtetit.
Zëri i qytetarëve të Maqedonisë, më nuk mund të shpërfillet. Ata janë fli të padashur të kësaj krize të gjatë. Ata meritojnë të dëgjohen pas aq vitesh frikësimi dhe të nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre nga ana e pushtetit. /Prizma/