Hafiz Gagica: Në vend të lamtumirës!

gjelosh-gjokaj
Hafiz Gagica
Na iku edhe një mjeshtër i madh i aritit dhe kulturës së kombit tonë, maestro, Gjelosh Gjokaj, anëtar i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, si dhe anëtar i disa institucioneve kulturore evropiane. Një njeri i veçantë, si për nga doka e karekteristika e tij, ashtu edhe për nga karakteri njerëzor e human!

Ai ishte i afërm, i dashur dhe i rrebët kur e donte rasti dhe çasti! Kam pas nderin dhe knaqësinë të njihem prej shumë vitesh me të, dhe shumë nga pikturat e tij i kam dhurue personaleteteve të ndryshme gjermane dhe evropiane. Kam marrë pjesë në mbajtjen e shumë ekspozitave dhe punimeve të tij artistike, si në Stuttgart, Essen, etj..!

Ruaj me respekt të madh kujtimin për të dhe veprën e tij të madhe në pikturë, kulturë dhe atdhetarizëm. Gjeloshi ishte krijues i madh, talent dhe inspirues për krijuesit e ri në lëmin e aritit pamor.
I lehtë i qoftë dheu dhe preftë në paq shpirti i tij!

I përjetshëm qoftë kujtimi për të !

Me këtë rast i shprehu ngushëllime familjes së Gjeloshit, miqve dhe dashamirëve të tij, kolegëve dhe Akedemisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës !