Heinrich Daniel: Turqia dhe politika reale

germany-turkey-wip-erdogan-turkey-may-24

photoHeinrich Daniel

Impulsivë, hatër- dhe qejfmbetur. Të tria këto tipare janë pjesë e turqve sikurse dhe gota e çajit dhe copa e bakllavasë. Këto janë tipare si të shoferëve të taksive, të tregtarëve të perimeve apo futbollistëve edhe të kastës politike të vendit.

Në këtë sfond duhen parë edhe veprimet e fundit diplomatike nga Ankaraja: thirrja e të dërguarit të ambasadës austriake pas një titulli të marrë të një artikulli gazete. Kjo është qesharake por në fund të fundit jo relevante. Ankesa nga Ankaraja lidhej me një demonstratë pro Exhalanit në Austri. Nga njëra anë ankesa erdhi pa takt prej ministrit të Jashtëm turk. Nga ana tjetër politika e jashtme është gjithmonë edhe politikë e brendshme dhe ne këtë sfond ankesat nga Ankaraja kanë kuptim: luftimi i organizatës terroriste PKK dhe i drejtuesit të saj Abdullah Wxhalan konsiderohet në Turqi si çështje shtetërore.

Vështrimi ndaj perëndimit …

Që nga koha e Perandorisë Osmane, Turqia është e orientuar drejt Evropës. Që prej themelimit të Republikës Turke orientimi perëndimor është një nga drejtimet themelore të politikës së jashtme të vendit. Këtë e di ministri i Jashtëm turk, këtë e di Rexhep Tajip Erdogani dhe e dinë të gjitha palët e tjera. Në kushtet e tanishme nuk është edhe aq shumë fjala për ideale e larta evropiane si trajtimi i barabartë i minoriteteve apo liria e shtypit dhe e shprehjes. Duhet pranuar se këto janë shfuqizuar pas grushtit të dështuar të shtetit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi.

… dhe shkaqet për këtë

Pas lidhjes me perëndimin qëndrojnë konsiderata të forta të realpolitikës. Së pari, nga këndvështrimi ekonomik, BE-ja është me një vëllim prej më shumë se 140 miliardë euro partnerja tregtare më e madhe e Turqisë. Së dyti, nga pikëpamja e sigurisë. Turqia është prej një kohe më të gjatë anëtare e NATO-s, në krahasim me Gjermaninë dhe në krahasim për shembull me Francën, nuk është larguar kurrë nga NATO-ja. Dhe nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen, sepse për shkak të brishtësisë së gjendjes së brendshme dhe vendndodhjes gjeostrategjike, vendi është i varur nga njëra anë drejtpërdrejt prej mbështetjes së Perëndimit dhe në të njëjtën kohë një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm ushtarak i Perëndimit.

 

Sidomos rasti i Sirisë tregon se sa e lidhur do të vazhdojë të jetë Ankaraja me Perëndimin, me gjithë përpjekjet për t’i dhënë fund periudhës së ngrirjes së marrëdhënieve me Rusinë apo përpjekjet për afrim me Iranin. Ankaraja ka nevojë për Teheranin që kaosi në Siri të mos përhapet edhe në territorin turk./Mapo.al/