IFIMES: Maqedonia: Shteti dhe demokracia e vjedhur

makedonija-izbori-790x529-635x300

Instituti ndërkombëtarë për studime të Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni, rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. Me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë më 5 Qershor 2016, IFIMES ka përgatitur analizën e situatës politike aktuale. Nga analiza “Maqedonia: Shteti dhe demokracia e vjedhur”, i ndajmë pjesët më të rëndësishme dhe më interesante.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të cilat ishin parapa të mbahen më 24 Prill të 2016’ës, pastaj të shtyra  për me 5 Qershor të 2016’ës, ndonëse ende nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e tyre. Zgjedhjet janë pasojë e Marrëveshjes së Përzhinës nga Qershori i 2015’ës, kur katër partitë politike në Maqedoni VMRO-DPMNE’ja, LSDM’ja, BDI’ja dhe PDSH’ja, pas bisedimeve të vështira arritën  marrëveshjen  që krizën politike të shkaktuar nga përgjimi i paligjshëm të mbi 20,000 qytetarëve, ta kapërcejnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke i përmbushur disa parakushte. Përveç tjerash, spastrimi i listës zgjedhore në të cilën gjendet një  tepricë e 330,000 votuesve dhe të vendoset rregullacioni  i mediave, e cila do të mundësojë qasje të barabartë në media për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhorë,  në vend të dominimit absolut të deritashëm të VMRO-DPMNE’së.
Në ndërkohë, partia shqiptare BDI e Ali Ahmetit në fillim të Prillit 2016 e lëshoi taktikisht koalicionin qeverisës për interes të regjimit,  me qëllim që të detyrojë  dhe ta “çimentojë” datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 Qershor të 2016’ës  dhe me këtë e tregoi  edhe një herë  dhe vërtetoi  se është kukull  në duart e Nikolla Gruevskit. Edhe partia e dytë Shqiptare PDSH’ja, gjatë tërë kohës është hyzmeqar i regjimit. Shqiptarët për shkak të  BDI’së dhe PDSH’së kanë mbetur pa përfaqësues të vetë në institucionet e shtetit të Maqedonisë. Nuk ka më dyshim se edhe kryetari i PDSH’së Menduh Thaçi është shumë besnik ndaj dyshit Nikolla Gruevski-Sasho Mijallkov, që ashiqare dëgjohet  në bisedimet e përgjuara, në të cilat  Thaçi e shpreh besnikërinë Mijallkovit “deri në vdekje”. Prandaj, nuk habit fakti se udhëheqësia e shtetit të Shqipërisë dhe Kryeministri Edi Rama, nuk e mbështesin më dyshin Ahmeti-Thaçi.
Në ndërkohë Gjyqi Kushtetues i Republikës së Maqedonisë e solli vendimin kundërthënës që t’ia “kthej” autorizimin Kryetarit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në lidhje me faljet,  në bazë të cilave mund të falë jo vetëm të dënuarit por edhe personat e dyshuar. Edhe pse askush nuk ka kërkuar nga kryetari Ivanov që ta falë, ai solli vendimin për falje të gjithë pjesëmarrësve në aferën “përgjimi” dhe të aferës “mashtrime zgjedhore” , që nxiti protesta në masë të qytetarëve dhe të personave të falë nga pala e opozitës. Kryetari Ivanov sërish i keqpërdori autorizimet e veta dhe për këtë arsye qytetarët e Maqedonisë duke  protestuar  në masë, me plotë arsye e kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ndonëse, dihet se, për faljet e cekura më lart  kryetari Ivanov është marrë vesh me udhëheqësin  e VMRO-DPMNE’së dhe njëkohësisht ai e keqpërdori ardhjen e kryetarit të Republikës së Sllovenisë Borut Pahor dhe të Kryetares së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, sepse, bash në ditën e ardhjes së tyre, ky  e shpalli vendimin për faljen me qëllim që t’i zbutë reagimet e publikut ndaj vendimit të tij. Në të njëjtën kohë është e pazakonshme, se Pahor dhe Grabar-Kitaroviç kanë ardhur në Maqedoni në kohën e kampanjës së nderë parazgjedhore, sepse me atë u krijua  përshtypja në publikë se ata e mbështesin regjimin aktual, i cili e shkaktoi krizën politike. Kinse shkaqet e vizitës së Pahor dhe Grabar-Kitaroviç ishin  për shkak të procesit “Bërdo-Brijuni”  aspak  nuk ishin të bindshëm dhe ishin shumë sipërfaqësorë, sepse procesi “Bërdo-Brijuni” është i vdekur tashmë një kohë të gjatë dhe se nuk ka kurrfarë vlere. Kryetari Austriak Heinz Fischer ka refuzuar që të merr pjesë në lojën e cekur të Pahor’it dhe të Grabar-Kitaroviçit, i cili nuk ka dashur të vijë në Maqedoni dhe të merr pjesë në lojën e pistë të regjimit në ikje të Maqedonisë. Është interesant se Pahor dhe Grabar-Kitarooviç janë futur  në “kazanin” maqedonas në të cilin është përfshirë edhe Rusia në prapaskenë, e cila ka interes që ta ndal dhe ta pamundësojë hyrjen e Maqedonisë në NATO, ndërsa Pahor dhe Grabar-Kitaroviç janë kryetarë të shteteve, të cilat janë anëtare me të drejta të plota në NATO.

VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë vjedhur shtetin dhe demokracinë
Kah mesi i këtij viti mbushen plotë 10 vite të ardhjes në pushtet të koalicionit VMRO  dhe BDI.
VMRO-DPMNE’ja gjatë sundimit dhjetëvjeçarë ka marrë pjesë në mashtrime zgjedhore dhe të gjitha zgjedhjet e mbajtura sjellin dyshime serioze për rezultatet zgjedhore. Prandaj, Prokuroria Speciale Publike ka ngritur procedim penal kundër ish ministres për punë të brendshme  Gordana Jankullovska dhe ish ministrit për lidhje dhe transport Mile Janakieski, se kanë marrë pjesë në mashtrime zgjedhore. Pasi bëhet fjalë për mashtrime zgjedhore, me shumë arsye shtrohet pyetja e legalitetit dhe legjitimitetit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Qeverisë, kryetarit të shtetit, gjyqit kushtetues …
Mediat dhe hapësira e medias janë nën kontrollin absolut të regjimit të Nikolla Gruevskit, ish premierit, i cili akoma është kryetar i VMRO-DPMNE’së dhe i zoti absolut i Maqedonisë. Në vitet e fundit edhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar në raportet e tyre për tkurrjen e lirive të medias në Maqedoni. Prandaj, para se të mbahen zgjedhjet duhet të vendoset rregullimi i medias, sepse ambientit aktual i krijuar dhe i sajuar,  absolutisht e favorizon VMRO-DPMNE’në.
Gjatë sundimit dhjetëvjeçarë  VMRO’ja ua ka vjedhur qytetarëve shtetin dhe demokracinë. Gjatë kësaj e ka pasur edhe ndihmën e plotë të BDI’së. VMRO’ja kryesisht është marrë me kriminal dhe korrupsion institucional, sepse i ka nën kontroll të gjitha hallkat e pushtetit, derisa liderëve Shqiptarë kryesisht u ka lëshuar kriminalin jashtë-institucional. Kjo ishte baza e ndarjes së pushtetit dhe të fushave të interesit midis VMRO’së dhe BDI’së. Në këtë frymë janë zhvilluar edhe takimet për bërjen e koalicionit në të cilat ka marrë pjesë edhe shefi i atëhershëm i shërbimit të fshehtë të Maqedonisë Sasho Mijallkov, i cili me vete ka pasur dosjet e pasura kriminale të liderëve Shqiptarë.

Fati i Maqedonisë në duart e tre zonjave – Janeva, Fetahi, Risteska

Formimi i Prokurorisë Speciale Publike jep shpresë se në Maqedoni mund të nxiten shumë procese pozitive dhe të nis procesi i de-Gruevizimit të atij shteti. Për fat të keq, përveç Prokurorisë Speciale Publike nuk është formuar edhe një gjyq  Special, i cili do t’i kishte gjykuar krim-bërësit dhe të korruptuarit me përmasa të papara. Nga numri i tërësishëm  i gjyqtarëve prej 770 në Maqedoni, bile 440 gjyqtarë i ka emëruar VMRO-DPMNE’ja si kuadro të veta.
Doemos të formohet edhe gjyqi special në bazë të njëjtë si edhe Prokuroria Speciale Publike, të cilët do ta kishin proceduar kriminalin e tepruar, i cili lidhet me dhënien e subvencioneve në bujqësi, me rregullimin e tenderëve, transferin e parave në Belize, ujdhesat Kajmane, ujdhesat e Virgjër, Çeki, Qipro, Zvicër, Delaware etj. Sipas disa vlerësimeve  në dhjetë vitet e fundit të sundimit të VMRO-DPMNE’së nga Maqedonia janë nxjerrë rreth 2.2 miliardë Euro, përmes formave të ndryshme të kriminalit dhe korrupsionit.
Përveç të dyshuarve kryesorë për kriminal dhe korrupsion NIkolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit,  gjenden edhe një numër i madh të individëve të tjerë  të cilët lidhen me regjimin aktual siç janë: Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski, Koce Trajanov, Orce Kamçev, Sërgjan Kerim, Musa Xhaferi, Beqir Hasani, Minço Jordanov, Cele Pandeleski, Nikolla Todorov dhe shumë të tjerë. Në qarkullim është lista e “TOP 100 personave” të regjimit të Nikolla Gruevskit, të cilët janë lëndë hetimi i Prokurorisë Speciale Publike.
Para Prokurorisë Speciale Publike është një detyrë e vështirë të lëshimit të aktakuzave  për “TOP 100 personat” e regjimit në krye me dyshin Gruevski-Mijallkov. Procesi i de-Gruevizimit të Maqedonisë do nis me arrestimin e Nikolla Gruevskit. Sipas vlerësimit kriminali i kryer është shumë më i madh për nga intensiteti dhe përmbajtja se sa krimi i bërë nga ish kryeministri Kroat Ivo Sanader. Prandaj, de-Gruevizimi i Maqedonisë do të jetë një sfidë e madhe edhe për bashkësinë ndërkombëtare, sepse kriminali i një shteti nuk është kategori e izoluar, por përmban edhe elemente të kriminalit ndërkombëtarë. Shërbimet sekrete kryesore botërore kanë dosje të bollshme të dyshit Gruevski-Mijallkov, si dhe të bashkëpunëtorëve të afërm të tyre dhe të gjithë atyre të cilët kanë përfituar falë regjimit ekzistues.
Për shkak të gjithë asaj që u cek,  duhet një përkrahje të fuqishme për udhëheqjen e Prokurorisë Speciale Publike Katica Janevës, Fatime Fetahit, Lençe Risteskës dhe prokurorëve tjerë, të cilët me veprimtarinë e deritashëm kanë treguar profesionalistet dhe guxim në luftën kundër kriminalit dhe korrupsionit. Në Maqedoni ka ardhur deri te keqpërdorimi dhe rrënimi i institucioneve të shtetit dhe në ato rrethana roli i Prokurorisë Speciale Publike bëhet edhe më e rëndësishme. Me siguri se Maqedonisë do t’i duhet ndihmë plotësuese të agjencive  amerikane që të përballet me kriminalin dhe korrupsionin siç ishte ndihma e ShBA’së që iu dha Italisë për ballafaqimin  me mafinë.

Erozioni i regjimit të Nikolla Gruevskit dhe BE’ja

Ende nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të ndershme dhe transparente më 5 Qershor të 2016’tës, sepse në listën zgjedhore ende gjenden më shumë se 330,000 votues jo legalë. Shtrohet një pyetje me vend, kush është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për organizimin e zgjedhjeve me këto kushte, sepse zgjedhje të këtilla do ishin të falsifikuara dhe kriminale. Prandaj, ka shumë rëndësi që BE’ja dhe Brukseli zyrtarë të japin përkrahje më të fuqishme demokratizimit të Maqedonisë, sepse kjo do kishte një domethënie për përkrahjen e demokratizimit të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimorë. Brenda BE’së ende ka rrethe të veçanta që koketojnë me Gruevskin, sepse për një pjesë të caktuar të BE’së ai është i gatshëm që sipas porosisë të nxit edhe një konflikt lokal me qëllim që fizikisht ta ndal rrugën e migrantëve/refugjatëve, e cila përmes Maqedonisë çon kah Europa Perëndimore. Për këtë shkak ka një rëndësi të posaçme roli i komisarit Europian për politikat fqinjësore dhe zgjerim Johannes Han, i cili me siguri nuk do të kishte lejuar që në vendin e tij Austrinë, të mbizotërojnë me institucionet e shtetit të Austrisë struktura kriminale dhe korrupsioni. Austria, Gjermania, Hungaria dhe Sllovenia nuk mund të  ikin nga përgjegjësia e tyre në aferën e përgjimit të paligjshëm të më shumë se 20,000 qytetarëve, sepse telekom operuesit ekzistent në Maqedoni janë nën pronësinë shumicë ose pakicë të  këtyre shteteve.
Regjimi në Maqedoni është i frikësuar dhe në panik, sepse i ka ditët e numëruara dhe për atë shkak është i gatshëm që të bëjë dëm të shtuar Maqedonisë, sepse mbi 40% e ekonomisë së Maqedonisë është në pronësinë e VMRO-DPMNE’së.
Në Maqedoni ndodh erozioni i regjimit në vepër dhe aktivitetet e individëve nga regjimi, të cilët i kanë ofruar opozitës rolin e “dëshmitarit bashkëpunues” . Marrëdhënia e deritanishme e BE’së me  ngjarjet e Maqedonisë, sjell në rrezik vlerat Europiane, sepse BE’ja iu përgjigj me vonesë kërkesës së Maqedonisë për ndihmë. Me këtë e humbi edhe më shumë kredibilitetin e vet midis qytetarëve të Maqedonisë për shkak të përkrahjes dhe koketimit me regjimin e urryer.

Duhet një angazhim më të fuqishëm  i ShBA’ve

Kriza në Maqedoni nuk do të mund të zgjidhet pa angazhim plotësues të ShBA’ve. Në rastin e regjimit në Maqedoni e kemi rastin e njëjtë si me regjimin autoritar të Sirisë në Damask, me të cilin para disa vite shtetet e BE’së i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe i tërhoqën ambasadorët e vet. Nëse vazhdon eskalimi i deritashëm i situatës në Maqedoni, BE’ja do të detyrohet që ta sjell vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe tërheqjen e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE’së nga Maqedonia.
Në Maqedoni duhet të relaksohen marrëdhëniet përmes organizimit të zgjedhjeve të drejta, të ndershme dhe transparente. Kësaj do t’i kontribuonte më shumë burgosja e aktorëve kyç të destabilizimit të Maqedonisë, para së gjithash, të dyshit Gruevski-Mijallkov.
Duhet që ShBA’të dhe BE’ja ta shprehin një përkrahje më të fuqishme prokuroreve speciale publike Janevës, Fetait dhe Risteskës dhe prokurorëve tjerë, sepse angazhimi i Prokurorisë Speciale Publike do ta kthejë besimin në institucionet e shtetit të Maqedonisë dhe do të kontribuojë në dekriminalizimin e politikës dhe të skenës publike në Maqedoni.
Nëse nuk kryhet spastrimi i listës zgjedhore, në të cilën gjendet një tepricë prej 330,000 votuesve do të duhet sërish të shtyhen zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë caktuar për më 5 Qershor të 2016’ës, sepse në të kundërtën, mbajtja e zgjedhjeve do të përkujtojnë zgjedhjet parlamentare në Siri që u mbajtën para do kohe, të cilat ishin organizuar vetëm për ta ruajtur regjimin e Bashar al-Assad’it, të cilat bota e qytetëruar nuk i pranon.
Ekspertët për siguri tërheqin vërejtjen në mundësinë e një atentati  ndaj liderëve më të njohur të opozitës siç ka ndodhur më 2006’ën kur u bë atentat ndaj Arbër Xhaferit. Kohët e fundit, ky rrezik është shtuar, kur  regjimi ia morri të drejtën ligjore dhe kushtetuese ministrit për punë të brendshme në qeverinë kalimtare Oliver Spasovskit (LSDM) dhe janë fshirë të gjitha vendimet që i ka sjellë ai, sepse regjimi ende bazohet në aparatin represiv. Marrja e paligjshme e të drejtës ligjore dhe kushtetuese që i ka ministri Spasovski është alarm, se regjimi mobilizohet dhe përpiqet të konsolidohet, me qëllim që të mbetet në pushtet dhe t’i shmang burgosjet e pashmangshme dhe procedimet gjyqësore të njerëzve kyç të regjimit. ShBA’të dhe BE’ja nuk guxojnë ta lënë Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj në baltë, të cilët tashmë 10 vite janë pengje të regjimit të Nikolla Gruevskit. Prandaj, qytetarëve të Maqedonisë u duhet ndihmuar që ta kthejnë shtetin e tyre të vjedhur dhe sërish ta vendosin demokracinë, ndërsa zgjedhjet duhet të shtyhen derisa të përmbushen kushtet për mbajtjen e tyre.

Perktheu:Sh. Islami

http://www.ifimes.org/ba/9166