Ines Pohl: Një vend në shpërbërje

Ines-Pohl

Ines Pohl / DW

 

Shtetet e Bashkuara po jap in simptoma të rrezikshme: Provën se sa shpejt shoqëritë demokratike mund të humbasin ekuilibrin, në një botë ku forcat centrifugale të globalizmit po e shkatërrojnë rendin e njohur politik. Në një botë ku njerëzit e gjejnë shpëtimin te nacionalizmi dhe në botën dixhitale nuk gjejnë qetësi, për shkak të tensionimit të vazhdueshëm.

Kontekstet e ngjarjeve nuk analizohen më, siç është e nevojshme. Në vend të kësaj gjenden shpejt fajtorët, bota ndahet në të mirë e të këqij, në “ne” dhe “ata”.

PJESA E PASUR E BOTËS DUHET TË NDAJË

Për shkak se realiteti është bërë shumë i lodhshëm dhe nuk ofron përgjigje të thjeshta më, për shkak se një analizë e ndershme konkludon me idenë se pjesa e pasur e botës duhet të ndajë, sepse ajo e varfra nuk e shikon më pabarazinë në mënyrë paqësore, ndodh kjo që po ndodh.

Për këtë arsye, në vendin e emigracionit, SHBA, është rritur agresiviteti mes kulturave të ndryshme, feve dhe ngjyrës. Prandaj vriten përditë njerëz në rrugë, nxënës shkolle dhe policë. Sigurisht ligjet dorëlëshuara për armët kanë pjesën e vet këtu. Po ashtu, e vërtetë është se edhe racizmi që mendohej si i tejkaluar, luan rolin e tij. Ende.

NJË GJUHË PA BESUESHMËRI

E megjithatë ky problem ka edhe një dimension tjetër. Rendi i njohur, ashtu siç ishin mësuar njerëzit në këtë vend, rrezikon të shpërbëhet. Njerëzit nuk janë më të gatshëm të pranojnë pasojat e një rendi të ri botëror. Politikanet e politikanët nuk po gjejnë një gjuhë të besueshme, që së bashku me institucionet, sindikatat, shoqërinë civile, policët e nëpunësit e shtetit të japin zgjidhjet e duhura.

SKENË PËR INSKENIME

Kush udhëton në vitin 2016 mes për mes SHBA-së, ndeshet me një vend që merr arratinë prej realitetit. Kësaj i përshtatet edhe fakti që Presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon të bëhet një njeri që ka pasur suksese të mëdha në shout televiziv të tipit “RealityTV”. Njerëzit gjejnë strehë në botëra virtuale.

Bëjnë inskenime për fotot që hidhen në “Snapchat”, “Facebook”, “Instagram” apo media të tjera sociale. Kush udhëton nëpër Amerikë mund të shohë se si fëmijët 1 vjeç bëhen gati sapo shohin një kamera. Mund të shohësh se si të rinjtë të shtunave në pub-e, nuk flasin, por ulen përbri njëri-tjetrit për të pozuar për fotot që shkojnë pastaj online.

Realiteti po degradon në një skenë për inskenimin e jetës, që shpesh realiteti nuk e përballon dot. Ka shumë studime që arrijnë në përfundimin se për shumë vetë vizita në restorant, një shëtitje, darka familjare, “përjetohet” vërtet, vetëm kur postohen foto dhe videoklipe. Kjo arrin edhe momente zie, si në përkujtimin para rajonit të policisë në Dallas, ku njerëzit përqafohen në momentin që kamera është ndezur.

Donald Trump e përdor këtë realitet të inskenuar me kështjellat pompoze në sheshet e golfit, me rubinete të artë në “Trump Tower”, ngjyrën e sprucuar të fytyrës apo flokët false. Ai duhet ta bëjë këtë, sepse nuk ka substancë.

Trump e bën këtë, sepse herët ka mësuar t’i joshë njerëzit. Dhe ai është kaq shumë i suksesshëm sepse shumë njerëz sot më me dëshirë ëndërrojnë për një botë të shkuar, se të punojnë për një të re.

Autorja ka qene kryeredaktore e “Taz”, sot asht kryeredaktore e Deutsche Welle.