Kur Dom Lazer Shantoja sulmonte Fan Nolin: O mjekroç i pa mjekër, pederast i qelbun e tosk gegofob

Ky asht tekst i botuem nga Dom Lazer Shantoja.
Ai sulmonte ashpër Fan Nolin.
Teksti u publikue nga studiuesi Aurel Plasari:

 
“Qesh, o pagan! Živo, o mjekroç i pa mjeker, o pop i pa bishtalec, o peshkop i pa shkop, o fetar i pa fe, o imzot i pa Zot, o nacjonalist internacjonal, o toskë gegofob, o shqiptar-grek-bullgar-lavantin-bolshevik, o…o…o faqe me nderë Fan Nol!
Jargu i pendes s’ate mësue me u ngjye në gjirizet e repertorit t’and karakteristik teper keq mbulohet nen tallaganin e nji pseudonimit sado pagan […] Spirilangut astrahanesh t’Omer Nishanit, çorbës nizamësh të Lazar Fundos, bozës së trashë të Konstantin Boshnjakut, putarkavet të krymbëta të me limu të Nush Bushatit, paçamurit të pa tëlynë e bulmetit hudrash t’atyne patriotvet liliputjan qi përbajnë aureolën e dêjë per koken t’ande kombtare-nderkombtare, na nuk do t’u kishim gjegjë. E dijm mirëfillit se na me tye në ket fushë e kemi luften e bjerrun.
Nuk kemi pretendue kurr me kênë Aretinat e Pitigrilat e leteraturës kombtare. Ti nuk ke pasun njimend mjeker per qabe… të politikës […] Ti zati fyllit qi të prune rusët në Tiranë po na i bijshe, o Neron i ri, edhe para se me hikë mje sa kersitëte pushka në shkallat e Tujanit! Ti fyllit shkove me i ra edhe në Romë bashkë me at vejushen (vedova allegra…) n’hotel Ëindsor Nr. 8! (Pyet Tefik Mborjen!).
A din si m’je dukë me at “latinorum”? Bash asinum ad lyram! Vallahi latinishtja në gojen e nji popit gogllac të Fotit nuk ka ma hie se shala në shpinen e nji gomarit. A me at farë latinishtet të shkepët ke kujtue se më sterkatë e më konfuton?
Kush asht tradhtor, a ti qi me politikën t’ande largëpamse na prune per tri dit bolshevikët e per tri dit e ma vjet Ahmet Zogun në Shqipni, kje shkaku kryesor per mos me thanë i vetmi i rrenimit të sajë, more në qafë e qite në rrugë të madhe sa të pafaj, nuk ke ené turp n’emnin e nji Shqipnie qi nuk të njeh as per shqiptar m’u sjellun si llac i keq neper ghetto-t e çëfutenvet të Rusis, a por na qi kemi guximin me i thanë popullit mos të rrehet ma teper mbas kllapinavet në “delirium tremens” të nji aventurjerit internacjonal, i cili token e Shqipnis e kokat e shqiptarvet desh t’i bante fushë eksperjence per riçetat komuniste e nishane talljeje per shpirtin e tij shpirtlakmues?
 Pse të terboj tye kaq fort kundershtimi i “Orës”? Shka të dogj ma fort? Ku të dhimbëti? Pse u kape ti me emrin e Loyoles? A nuk e din se aty ku me riçetat per çëfarosjen e çimkavet janë perzi lutjet per “të ruajtur virgjerin’ e çunavet”, o vlladikë pederast i qelbun, bâ t’arrestohesh me polis? Çë pate ti, o peshkop ortodoks pagan […], o dhespot i shuguruem nder sakristinat e bordeleve të shoferavet t’Amerikës?”
Fragment nga: Ulja gryken se e pagova mushkun!…, në “Ora e Shqipnisë”, Wien, e Shtunde, 24 marc 1928, nr. 5.