Kur shqiptari vet lahet ne det, e grate i mbyll ne çader e çador!

Mentor Kikia

Huazova këto foto nga një mik në faqen time në fb. Tregojnë një grua myslimane me “kostumin” e banjës dhe një cadër hermetike, brenda të cilës një burrë që po lahet në det, ka mbyllur gruan dhe vajzën e tij që të mos ia shikojë askush. Fotot janë bërë në Gjirin e Lalësit. Kam parë vitin e kaluar të njëjtën skenë në Hamallaj të Durrësit. Dy burra, ndërtuan një cadër të madhe si ato të ushtrisë, izoluar nga të gjitha anët, dhe mbyllën brenda gratë e vajzat e tyre, ndërsa vetë u krodhën në ujë për tu freskuar sëbashku me djemtë.

Unë i përkas vetë besimit islam, (jo praktikant) por kjo nuk lidhet me fenë. Për mua kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kjo është një sjellje brutale e burrit ndaj gruas. Eshtë një forme e egër dhune. Eshtë një nga ato veprimet që duhet të alarmonte shoqatat e grave që kërkojnë barazi gjinore në parlament e në zyrat e shtetit, ndërsa nuk ka barazi gjinore para diellit dhe ujit. Gratë, këtu trajtohen si skllave, dhe mos më thoni se kanë zgjedhur vetë ta bëjnë këtë. Nuk ka qënie të gjallë që do të dojë të përcëllohet brenda në cadër ndërsa deti është vetëm 5 metra larg.

Eshtë e tmerrshme të mendosh që vajza të mitura i nënshtrohen këtij riti të dhunshëm, për tu bërë gra të “vetëdijshme” që vendi i tyre është nën carcaf dhe nën cadër. Një grua ka një mijë mënyra për ta treguar se është një myslimane e mirë, një grua e mirë, një nënë e mirë dhe një qytetare e mirë, dhe jo duke u mbuluar kokë e këmbë edhe në plazh. (Javanews)