Kush o ka vret ne Dubai?

luogo delitto Dubai mg16 (1)-kgrC-U43180715516338E2H-1224x916@Corriere-Web-Sezioni-593x443

Guido Olimpio / Corriere della Sera

 
Nji krim misterioz ka ndodh n’Emirate. Nji burr, me shtetësi të dyfishtë iraniane dhe turke, u vra natën e 4 Majit në parkingun e nji kompleksi luksoz. Nji atentat i planifikuem mirë – simbas versionit zyrtar – që e nxuni në befasi në garazhen e Dubai Marina. Gjaja e çuditshme asht se çashtja u mbajt msheft diku  nji javë dhe duel kur për të foli gjatë një konference kreu i policisë, Khamis al Muzaina. Nji msheftësi që ka ngjall dyshime, përjashto këtu që autoritetet ishin në siklet për reklamën e keqe osë për ndonji gja tjetër.

Revolet ruse dhe turke

Viktima u gjet e ulun në timonin e veturës së tij, në trup kishte nandë plagë, prej të cilave dy në krye. Ai u qëllu me revole të prodhimit austriak dhe rus. Në bazë të informacioneve të pakëta  vrasësit janë nji person me pasaportë kanadeze dhe nji tjetër me dokument iranian, edhe pse origjina e tyne asht tjetër. Njani vinte nga Kolumbia, ndërsa i dyti nga India. Që të dy janë largue mbas vrasjes, tue marrë nji avion për në Kanada, kështu që nga Dubai lajmëruen Interpolin me shpresën me i gjetë fajtorët.

Al Muzaina tha se vrasësit kanë pase mbështetjen e disa bashkëpunëtorëve që janë marrë me logjistikën, që nga strehimi i sigurt e deri te gjetja e nji veture e cila u përdor ma vone per me u largue. Ma vone del edhe shkaku. Policia ka spjegu se i vrami, i identifikuem si biznismen, ishte i përfshi në vrasjen e nji grueje në Turqi, “bija e dikujt”. Kjo ban me mendue për nji hakmarrje personale. Gjithmone nëse rasti si ky rrëfim nuk asht nji histori që ju shkon për shtati. E vetmja dëshmi që ka dalë asht ajo e një banori të pallatit: “Pashë disa gra me ferexhe të dëshpërueme dhe njana prej tyne thojke se ja kane vra vllaun e saj”.

 

Rrjeti i survejimit

Emiratet moti kanë sistem survejimi modern, me nji rrjet telekamerash me qark të mbyllun, që e kontrollon në mënyrë të detajueme Dubain. Shumë të vëmendshme janë edhe shërbimet e inteligjencës. Nji aparat i cili arriti me i demaskue agjentat e Mossadit që ishin angazhue me 19 Kallnor 2010 në eliminimin e Mahmoud al Mabhouh, drejtues i naltë i Hamasit, i përfshimë në departamentin ushtarak të lëvizjes palestineze. Në Mars 2009, gjithmonë në Dubai, u “likuidu” nga agjentat filo-rusë, eksponenti çeçen Sulim Yamadayev.