Mustafa Akyol: Si e imponojnë mosdijen qeveritë myslimane

mustafa akyol

Mustafa Akyol

 

STAMBOLL – Para do kohe qesh ca ditë në Malajzi, ku mora pjesë në promovimin e librit tim nga botuesi Malay, “Islami pa ekstreme: Një Rast Mysliman për Lirinë”. Publikuesi, një organizatë përparimtare Myslimane i quajtur Balli Rilindjes Islame, kishte organizuar disa biseda me mua në Kuala Lumpur. Ashtu siç do ishte secili autorë, isha i lumtur të mësoj se ekipi ishte entuziast për librin tim dhe mora pyetje-përgjigje të mira nga audienca dhe lexuesit. Por, isha i hutuar nga diç tjetër që dyshoj se shumë autorë Mysliman e kanë përjetuar: Publikuesi im ishte i brengosur për censurën.
Më thanë se është rrezik se Departamenti për Zhvillimin e Islamit, një organ i qeverisë që “ishte i formuar për ta mbrojtur pastërtinë e besimit”, mund ta ndalojë librin nëse hetohet  se e përdhos doktrinën tradicionale të Islamit.
Deri tashti, qeveria Malajziane nuk e ka ndaluar librin tim. Por, edhe sikur ta kishte bërë,  fare nuk do të habitesha. Departamenti tashmë i kishte censuruar më shumë se një mijë libra të përkthyera në gjuhën Malaye. “Mbi Origjinën e Llojeve” të Charles Darwin’it ishte ndaluar për shkak se, sipas ministrit vendas, flet “në kundërshtim me mësimin Islamist”, dhe bile “e rrezikon harmoninë publike” – çfarëdo kuptimi të ketë kjo. “Islami: Një Histori e Shkurtë”, me të drejtë një studim simpatik nga autorja ‘më e shitur’ Karen Armstrong, njëjtë ishte ndaluar pasi nuk ishte “në pajtim me paqen dhe harmoninë”.
Malajzia nuk është anomali e vetme në botën Myslimane. Si rast më ekstrem është Arabia Saudite, Ministria për Informacion mund të censurojë çdo publikim që e do dhe policia fetare mund t’i  konfiskojë librat, nëse ata zbulojnë se vetëm aludon në përdhosje të fesë. Bile edhe Bibla, libri më i shitur në botë, ndalohet në Arabinë Saudite – pavarësisht se Kur’ani e lavdëron atë. Në Egjipt, nën grushtin  e hekurt të Kryetarit Abdelfatah al-Sisi, një mori të punimeve letrare janë të ndaluara. Muajin e kaluar, një shkrimtarë ishte dënuar me dy vjet burgim për “dhunimin e modestisë publike”.
Natyrisht se asgjë nga këto nuk është risi. Mangësia e lirisë intelektuale në shtetet e vetëshpallura Islamike kanë marrë kritika nga anekënd, prej konservativëve  islamofobikë e deri te liberalët Mysliman. Përgjigja e Autoritetet që censurojnë libra ose i ndalojnë blogjet zakonisht përgjigjen duke  i ngritur supet. Si zakonisht ata mendojnë se liria e fjalës është shpikje e Perëndimit, me të cilën ata nuk kanë gjë të përbashkët. Në Malajzi, qeveria akuzon me arrogancë “liberalizmin” dhe “liritë e njeriut-izmin”.
Këta censorë duan të mendojnë se duke i mbrojtur besimtarët nga idetë e rrezikshme, ata janë duke u bërë nder të madh shoqërive Myslimane. Mbase ata janë duke e bërë të kundërtën. Roja e mendimit të tyre  vetëm e ndihmon dobësimin dhe varfërimin intelektual të Myslimanëve: Kur mendjet Myslimane nuk janë të sfiduara  nga ide të “rrezikshme”,  ata nuk mund ta zhvillojnë sofistikimin e duhur për t’u artikuluar.
Para dy dekadash e kuptova këtë për herë të parë, kur librat e  Richard Dawkins’it “Gjeni Egoist” dhe “Saatçiu Qorr” ishin botuar për herë të parë në Turqi. Librat shtronin  shpjegimin agresiv ateist të evolucionit. Si besimtar Mysliman dhe si aspirues për shkrimtarë, desha të shkruaj një kritikë të ashpër. Pasi nisa të hulumtojë, kuptova se të gjitha argumentet e arsyeshme kundër Dr. Dawkins’it  dhe  të “ateistëve tjerë të ri” ishin shkruar nga Krishterë Perëndimorë. Meqë ata jetonin në shoqëri të hapur ku feja mund lirisht të kritikohet, të Krihterët Perëndimorë kishin zhvilluar një traditë intelektuale të apologjetëve. Megjithatë, në Arabinë Saudite, Malajzi dhe vende tjera vuajtjet nën zgjedhën e censurës,  Myslimanët nuk janë munduar t’i kundërshtojnë ateistët. Qeveria e ka zgjidh atë problem për ta – duke i ndaluar librat ateiste, nëse jo edhe duke i ndëshkuar ateistët.
Ky mendje-kufizim me dashje nuk është tipar i qenësishëm i Islamit. Një mijë vjet më parë, shoqëritë Myslimane kanë qenë të hapura dhe kureshtare, ndërsa Europa e Krishterë ka qenë e izoluar dhe e ndrojtur nga “përdhosja e fesë”. Librat e Aristotelit janë studiuar dhe përkthyer në Bagdad dhe Kordobë dhe të ndaluara në Paris dhe Romë. Nuk duhet të habitemi se bota Myslimane atëherë ka qenë shtëpia e zbulimeve tronditëse në shkencë, mjekësi dhe matematikë. Në Teologji, gjithashtu, mendimtarët Myslimanë si Ibën Rushd’i, po ashtu i njohur si Averoës, ka zhvilluar argumente të sofistikuara që do t’i inspirojë mendimtarët e krishterë si Thomën e  Akinos – në saje të angazhimit Mysliman me filozofinë Greke.
Sot, shumë Myslimanë, përfshirë edhe ata që censurojnë libra ose i ndëshkojnë “heretikët” , vuajnë nga malli për “kohërat e arta të Islamit”  dhe vajtojnë se qytetërimi ynë më nuk është me nam. Megjithëse, disa duket se e kuptojnë që nami i Islamit ishte arritur falë hapjes së saj ndaj kulturave dhe ideve të huaja. Bota Myslimane ka nis të vendnumërojë dhe pastaj të bie pas shekullit të 13’të, pasi që kozmopolitizmi ishte zëvendësuar me dogmatizmin e vet-izoluar. Në ndërkohë, Europa lulëzoi pasi që Europianët nisën të mendojnë më hapur.
Sot bota Myslimane është në gjendje të vështirë. Shoqëritë Myslimane janë të pazhvilluara në shkencë, teknologji, ekonomi dhe kulturë. Kjo mund të kapërcehet me më shumë liri. Zhvillimi varet nga shtruarja në diskutim të Myslimanëve për politikat që promovojnë mosdijen, a  janë me të vërtetë të shpikur për ta mbrojtur besimin e tyre – ose për ta mbrojtur pushtetin e atyre që sundojnë në emër të saj.

Mustafa Akyol është autor i “Islami Pa Ekstremet: Rasti Mysliman për Lirinë”.

 

Marrë nga New York Times (Përktheu: Sh. I.)