New York Times, New Yorker, The Guardian shkruejne per shkrimtarin prej Kosove – Pajtim Statovci

Autori i noveles me titull “My Cat Yougoslavia”, Pajtim Statovci, shpjegon se qysh ka qene tue punue ne nji dyqan ushqimesh kur kishte vendos me i hy avantures letrare.

“My Cat Yougoslavia”, asht vleresue shume nalt nga gazetat si New York Times dhe New Yorker.

“Nji natë, mbasi kisha krye ndërrimin e natës, i frustruem dhe i ngopun me punën teme, e pyeta veten: Çka jam tuj prite? 18 muej ma vonë, vetëm 21 vjeç, ai kishte përfundue draftin e parë të “My Cat Yougoslavia”.

Statovci ka lind në Kosovë ne vitin 1990, disa vite para se lufta në Jugosllavi të fillonte, dhe kishte andrrue me u ba shkrimtar qysh i vogel, shkruen The Guardian.

“My Cat Yougoslavia” perbahet nga dy ngjarje: njana vij e tregimit përcjell nji djal të ri, homoseksual – Bekimin,  dhe lidhjen e tij me nji mace që flet. Tjetra vij e tregimit ndjek – Eminen, nji portretizim realist te nji nane që ikë në Finlandë me familjen e saj  gjatë 1980. Bekimi asht fëmi i Eminës, por nuk hetohet nga raporti i tyre.

Statovci nuk asht shumë i preokupuem me identitetin e tij kombëtar. “Une nuk shkoj me flejt natën tue mendue për marrëdhanien time me vendin ku kam lind”, thotë ai.

“Une e flas gjuhën shqipe si gjuhë amtare, por nuk e përdori kur mendoj, shkruej ose andrroj.”

Librin e ka botue shtepia me renome Pushkin Press.

Per ma shume KLIKO KETU

Shperndaje në: