New York Times: Nga Hiroshima në një botë pa armë nukleare

jun cen
Jun Cen

Bordi Editorial i gazetes New York Times

 

Të hënën, Sekretari i Shtetit John Kerry e ka vizituar Përkujtimoren e Luftës në Hiroshimë, e cila duhet të shërbejë  për disa qëllime. Si zyrtar më i lartë i administratës Amerikane që e ka vizituar ndonjëherë këtë anë, ai u ka përkushtuar  nderimin më të  thellë viktimave të një vepre nga më shkatërrimtaret e  Luftës së Dytë Botërore dhe kjo e pasqyroi atë se si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara e kanë farkëtuar miqësinë e fortë gjatë 70 viteve të kaluara. Gjithashtu, ai theksoi se “lufta, kurrë më nuk duhet të jetë mjet i vetëm” dhe kërkoi një shtytje të vazhdueshme për një botë pa armë nukleare.
Me vite, zyrtarë të lartë Amerikanë nuk e kanë vizituar përkujtimoren për shkak të ndjeshmërisë së sulmeve nukleare të Shteteve të Bashkuara në Hiroshimë dhe Nagasaki që vranë 200,000 njerëz, ku shumica kanë qenë civilë. Tashti, pasi që Z. Kerry e hapi udhën, asgjë më nuk duhet ta frenojë Kryetarin Obama të bëhet Kryetar i Parë Amerikan, i cili muajin e ardhshëm kur të udhëtojë në Japoni në tubimin e liderëve të grupit G – 7  që të ndalet edhe në Hiroshimë. Por, ai duhet të jetë i përgatitur të ofrojë ndonjë nismë konkrete të vizionit të tij pishtarë  për një botë pa armë nukleare.
Z. Obama, në mandatin e tij të parë, kur e përkrahu synimin ambicioz për një botë pa armë nukleare, cyti pritshmëri të mëdha. Më 2009’ën në fjalimin e tij në Pragë, ai tha se “duhet t’i shpërfillim zërat që na thonë se bota nuk mund të ndryshojë”. Ai kishte marrë disa masa të rëndësishme, ku më domethënësja ishte marrëveshja nukleare me Iranin më 2015’ën, e cila i kishte tkurrë bajagi aftësitë e Iranit për ta zhvilluar armën nukleare dhe më 2010’ën Traktatin e Nismës së Re, i cili e autorizonte zvogëlimin e numrit të kokëve nukleare të Rusisë dhe të Shteteve të bashkuara, secilin nga 1550 të tilla.
Megjithatë, përparimi më i dukshëm  u pengua pjesërisht për shkak të Rusisë, e cila udhëhiqet nga Vlladimir Putin’i  gjithë e më shumë agresiv, i cili  i ka frenuar bisedimet për pakësimin e mëtejmë të armëve nukleare. Senati i udhëhequr nga Republikanët ka refuzuar që ta shqyrtojë ratifikimin e Traktatit Gjithëpërfshirës së Ndalimit të Provave. Dhe Pakistani i ka bllokuar bisedimet ndërkombëtare për një traktat që e ndalon prodhimin e materialeve fizionuese.
Por  Z. Obama, i cili më 2009’ën e fitoi Çmimin Nobel për Paqe, më së shumti për shkak të agjendës së tij nukleare, dështoi të përfitojë përparësi nga mundësitë që të merr një aksion më të guximshëm. Ai nuk arriti që t’i ul në bisedime Kinën, Indinë dhe Pakistanin me qëllim që ta ndalë shtimin e arsenalit të tyre nuklearë ose që t’i ketë armët nukleare Amerikane në gatishmëri. Përkrahja e tij e programit 1 trilion Dollarësh për t’i zëvendësuar armët nukleare të vjetruara rreptësishtë ia rrënoi fjalët e buta  për “një botë pa armë nukleare”.
Z.Obama akoma ka kohë ta promovojë zotimin e vet anti-nuklearë me përparësi të vogël, por të mundshëm. Ai duhet ta pezullojë raketën nukleare të re që lëshohet nga ajri. Ai duhet të mundohet që ta bind Këshillin për Siguri pranë Kombeve të Bashkuara që ta mbështetin moratoriumin për provat  nukleare, e cila i vëzhgon të gjitha shtetet përveç Koresë së Veriut, megjithëse, traktati për ndalimin e provave, që formalisht, asnjëherë  nuk ka dhanë efekte  dhe ta nxitë  Organizatën  e Kombeve të Bashkuara që vazhdimisht t’i  monitorojë provat. Nëse Kryetari Obama do ta vizitojë Hiroshimën, të gjitha këto  duhet t’i ketë parasysh.

New York Times. Perktheu: Sh. Islami