Paul Beaumont: Dhuna në futboll është veç formë e tribalizimit britanik

Nga-Paul-Beaumont

Paul Beaumont / The Independent

 
Duket sikur ekipi kombëtar i futbollit të Anglisë ka gjetur një mënyrë të re për ta bërë të pëlqyeshëm trunamentin ndërkombëtar të futbollit në fillim të kësaj vere. Zakonisht ata thjesht luajnë poshtë nivelit të tyre në fushë, duke i habitur kundërshtarët me paaftësinë e tyre. Por ky ekip i Anglisë është faktikisht goxha i mirë. Ata morën barazim me Rusinë në ndeshjen e parë, por luajtën shumë mirë.
Prandaj, duke parë që Anglia është një ekip që vështirë se mund të dështojë fushë, ne i jemi kthyer një armiku të vjetër për të realizuar turpërimin e kombëtares: huliganët e futbollit.
Në Marsejë këtë javë ka pasur skena të shëmtuara. Ka një nostalgji të ligë kur shikon idiotë të mbushur me tatuazhe që flakin karrige metalike mbi kokat e bandave rivale, ose që e shkëpusin një tifoz kundërshtar nga siguria e kopesë së tij dhe pastaj e shkelmojnë pa mëshirë ndërsa ai rri shtrirë në dysheme. Të ndezësh televizorin ishte si një kthim në vitet 1980, kur dhuna në futboll ishte përherë e pranishme.
Gangsteri i sotëm ka një përmirësim të armatimit: Ai zotëron një celular për të filmuar gjithçka që ndodh. Në vend që të pajiset me vare, ai lufton mjete rrethanore të përshatura në fushën e betejës: shishe, syze, mobilie. Por huligani i sotëm mbetet po aq i rrezikshëm sa paraardhësi i tij.
Autoriteti evropian i kontrollit të futbollit, Uefa, i paralajmëroi Anglinë dhe Rusinë se do t’i përjashtojë nga kampionati, nëse shfaqet sërish huliganizmi. Është për të ardhur keq, sepse futbolli ka rëndësi, në fakt. Ka rëndësi sepse na jep një tribadizëm artificial, një vend të sigurt – zakonisht – për të zgjuar një instinkt që fillimisht u zhvilluan te homo sapiens në fushat e Serengetit;  një instinkt të cilit i jemi borxhli si specie.
Ne do ta humbasim atë instinkt po aq sa mund të humbasim aftësinë tonë të ecim mbi dy gjymtyrët e pasme. Ne s’mund të heqim qafe tre miliardë e gjysmë vite përzgjedhjeje evolucioniste thjesht pse mendojmë që duhet ta tejkalojmë tribalizimin.
Është normale të jesh pjesë e një fisi. Në fakt, është thelbësore. Po të mos jetë futbolli, është komuniteti fetar, ose politik, ose ndjekja e një personi të famshëm në Twitter, ose nacionalizmi i thjeshtë. Mbretëria e Bashkuar është në prag të një referendumi ku do të zgjedhë mes Fisit të Madh Evropian dhe Britanisë së Vogël. (Natyrisht, nëse ata vazhdojnë të ri-rregullojnë me forcë mobiliet e kafenesë ata mund të mos duan që ne të qëndrojmë në BE, edhe nëse votojmë pro qëndrimit.)
Ndoshta aspekti më i fuqishëm i tribalizmit është se gjendet në emocionet tona, jo në nacionalitetin tonë. Pyet shumicën e tifozëve të futbollit të ndryshojnë aleancë dhe të mbështesin një klub më të suksesshëm dhe ata do t’iu shikojnë të tmerruar. Një sugjerim i tillë mund të ketë shumë kuptim nëse dëshiron të shikosh futboll më të mirë ose nëse dëshironi të shijoni suksesin, por kjo është herezi për një tifoz ‘të vërtetë’. Unë zgjodha ekipin Queens Park Rangers në vend të Chelsea në fëmijëri dhe nuk mundesha më ta shkëmbeja mediokritetin e Loftus Road [QPR] për suksesin e shndritshëm të Stamford Bridge [Chelsea].
Kjo afërsi emocionale është ajo çfarë e ushqen pasionin. Është ajo që e bën tribalizimin artificial të duket i vërtetë; dhe është ajo që i jep vlerë. Futbolli na ofron diçka për të cilën luftojmë, një mjedis ku përjetojmë triumfin dhe tragjedinë, pa luftuar realisht; pa shkuar në luftë. Por është e njëjta ndjenjë që ushqen debatin për daljen e Britanisë nga BE. Asgjë për t’u habitur, atëherë, që kthehet në dhunë në rrugët e Marsejës.