Paul Krugman: Lufta e Obamës ndaj pabarazisë

Krugman

Paul Krugman/ The New York Times

 

Ka patur dy histori të mëdha mbi politikat ekonomike këtë javë që mund t’iu kenë shpëtuar nëse jeni shpërqëndruar nga bombat e Trumpit dhe ulërimat e fundit të Sandersit. Që të dyja tregojnë se farë ka arritur Obama dhe gjendjen e këtij viti zgjedhor.
Njëra prej këtyre historive, më vjen keqë që e them, ka të bëjë me Donald Trump: të emëruarin e mundshëm republikan – që ka deklaruar tashmë se ai në fakt do t’iu ngrejë taksat të pasurve, pavarësisht se çfarë mund të ketë thënë në të kaluarën – dhe deklaroi sërish qëllimin e tij për ta hequr qafe Dodd-Frank, reformën financiare të miratuar gjatë perioudhës së shkurtër kur demokratët kontrollonin Kongresin. Sa për ta kujtuar, ndërkohë që Z. Trump përshkruhet ndonjëherë si “populist”, thuajse çdo politikë substanciale që ai ka paralajmëruar do t’i bëjë të pasurit edhe më të pasur në kurriz të punëtorëve.
Historia tjetër ka lidhje me një ndryshim politikash të arritur përmes veprimit ekzekutiv: administrata Obama ka përcaktuar udhëzimet e reja për pagesat e punës jahstë orarit, nga të cilat do të përfitojnë 12,5 milionë punëtorë.
Ajo çfarë na tregojnë të dyja historitë është se administrata Obama ka bërë shumë më tepër se kanë kuptuar shumë njerëz për të luftuar pabarazinë ekstreme ekonomike. Kjo luftë do të vazhdojë nëse Hillary Clinton i fiton zgjedhjet; ndërsa krejt e kundërta do të ndodhë nëse fiton Z. Trump.
Ndalni për një minutë dhe pyesni, çfarë mund të bëjë politika për të kufizuar pabarazinë? Përgjigja është, ajo mund të veprojë në dy fronte. Ajo mund të angazhohet në rishpërndarje, duke taksuar të ardhurat më të larta dhe duke ndihmuar familjet me të ardhura më të ulëta. Ajo mund të angazhohet gjithashtu në atë që ndonjëherë quhet “para-shpërndarje”, duke përforcuar fuqinë kontraktuale e punëtorëve me paga të ulëta dhe duke kufizuar mundësitë për që fare pak njerëz të fitojnë shuma të mëdha. Në praktikë, qeveritë që kanë sukses në kufizimin e pabarazisë përgjithësisht përgjithësisht i bëjnë të dyja këto.
Ne mund ta shohim këtë në historinë tonë. Shoqëria e shtresës së mesme në të cilën u rritën fëmijët si unë të kohës së lindshmërisë së lartë (Pas Luftës së Dytë Botërore) nuk ndodhi rastësisht; ajo u krijua nga New Deal (Marrëveshja e Re), që krijuan atë që ekonomistët e quajnë “Kompresimi (ngjeshja) i Madh”, një pakësim i ndjeshëm i boshllëqeve në të ardhura. Nga njëra anë, politikat pro-punësimit sollën një zgjerim të madh të sindikatave, e cila, së bashku me vendosjen e një page minimale të ndershme, ndihmoi rritjen e pagave, sidomos në nivelet e ulëta. Nga ana tjetër, taksat ndaj të pasurve u rritën ndjeshëm, teksa programe të mëdha si ai i Sigurimeve Shoqërore ndihmuan familjet punëtore.
Ne mund ta shohim gjithashtu këtë në krahasimet që mund të bëjmë me vendet e tjera. Ndërmjet shteteve të përparuara, SHBA-të kanë nivelin më të lartë të pabarazisë, ndërsa Danimarka më të ulëtin. Si e ka arritur Danimarka këtë? Pjesërisht me taksa më të larta dhe programe më të mëdha sociale, por ajo nis me pabarazi më të ulëta në tregun e të ardhurave, kryesisht falë pagave minimale të larta dhe një lëvizje punëtore që përfaqëson 2/3-tat e punëtorëve.
Tani, Amerika nuk ka gajsa të bëhet si Danimarka, dhe Z. Obama, duke u përballur me një kundërshtim të pandalshëm në Kongres, nuk ka qenë asnjëherë në pozita për ta përsëritur New Deal-in. Por është bërë më shumë se sa mund të mendoni.
Në radhë të parë, Obamacare garanton ndihmë dhe mbështetje kryesisht për punëtorët amerikanë me paga të ulëta, dhe ajo e paguan këtë ndihmë pjesërisht me taksa më të larta në majë. Kjo e bën këtë një politikë të rëndësishme të rishpërndarjes, më të madhen prej politikave të tilla që prej viteve ’60.
Dhe ndërmjet këtyre taksave ekstra të Obamacare dhe dhënies fund të shkurtimit të taksave të larta të Bushit që u mundësua nga rizgjedhja e Z. Obama, mesatarja e taksave federale në majën e 1 përqindëshit është rritur shumë. Në fakt, është kthyer në atë që ishte më 1979-n, përpara Ronald Reaganit, diçka që duket se nuk e di askush.
Po para-shpërndarja? Përse, Z. Trump, ashtu sikurse çdokush te republikanët është kaq dëshirplotë për t’i shfuqizuar reformat financiare? Sepse pavarësisht asaj që mund të keni dëgjuar për inefikasitetin e saj, Dodd-Frank në të vërtetë ka dhënë një kontribut të madh që Wall Street të bëjë një lum me para. Ajo nuk ka shkuar më larg, por është mjaft domethënëse që ka bankierë që ulërasin, çka është një shenjë e mirë.
Dhe ndërkohë që lëvizja afatgjatë vjen pak më vonë në këtë lojë, ajo është mjaft e mirë dhe mund të jetë fillimi për një aksion shumë më të madh.
Sërish, e gjithë ajo që Z. Obama ka bërë nuk do të jetë asgjë më shumë se një gozhdë në të çarën e pabarazisë amerikane. Megjithatë, aksionet e tij nuk janë as të papërfillshme.
Dhe këto hapa të përmasave mesatare i lënë mënjanë pesimizmin dhe fatalizmin që mund të dëgjohen shpesh për këtë temë. Jo, Amerika nuk është një oligarki në të cilën të dyja partitë i shërbejnë me devotshmëri interesave të elitës ekonomike. Paratë ndikojnë në të dyja anët, por influenca e donatorëve të mëdhenj nuk e ka ndaluar presidentin aktual që të bëjë një përpjekje të madhe konkrete për ta ngushtuar pabarazinë e të ardhurave – dhe do të kishte bërë shumë më tepër në rast se do të ishte përballur me më pak kundërshtime në Kongres.
Dhe për këtë si dhe për shumë gjëra të tjera, ka shumë rëndësi se cilin do të zgjedhë shteti si pasardhës të tij.