Pse kanë vdeke kaq shumë njerëz të famshëm sivjet?

famous-663576

Kanë kalu vetëm katër muej të vitit, por ky asht vit i errët, shumë i errët.
Nuk kalon nji javë pa vdeke nji personazh i famshëm – tue nis prej David Bowie në javën e dytë të Kallnorit, e derri te aktori Alan Rickman, komediania Victoria Wood dhe kangëtari Prince këtë javë.
“Mjaft, 2016”, asht nji frazë që po e shohim gjithmonë e ma shpesh.
Por, a asht normale kjo valë vdekjesh?
Redaktori i nekrologjive në BBC, Nick Serpell, thotë se numri i vdekjeve këtë vit ka qenë fenomenal.
Numri i nekrologjive të përdoruna në BBC këtë vit ka kcye në mënyrë të konsiderueshme prej vetëm 5 në vitin 2012, në 24 këtë vit.
Mund të thuhet se BBC e ka shtu numrin e nekrologjive, por edhe te Daily Telegraph, të dhanat janë të zymta.
Ata mbajnë nji galeri me njerëz të famshëm që kanë ndërrue jetë.
Në vitin 2014, galeria kishte 38 foto deri në këtë periudhë të vitit, sivjet numri asht qysh tash 75.
Pyetja që lind asht: pse?
Ka disa arsye, spjegon Nick Serpell.
“Njerëzit që nisën me u ba të famshëm në vitet ’60, tashma kanë hy në të 70’at dhe kanë nis me vdeke”.
“Po ashtu, sot  ka ma shumë persona të famshëm se perpara. Në kohën e babes tem, personat e famshëm vinin vetëm nga kinemaja, nuk kishte televizion”.
Nji tjetër faktor asht e ashtuquejtuna gjenerata baby-boomers.
Në vitet 1946-1964 pati nji rritje të shpejtë të popullsisë.
Tashma kjo gjeneratë asht plake dhe kanë nis me vdekë.
Nji tjetër faktor asht përshtypja se të famshmit po vdesin ma shumë vjen për faktin se media sociale luen nji rol të madh.
Para se me vdeke Prince, pati homazhe për ish-pornostaren dhe mundësen amerikane, Chyna.
Por lajmi për te nuk mbeti vetëm n’SHBA, sepse mesazhet ma të shumta u çuen nga qytete si Lagos në Nigeri apo Lima në Peru.
A ka me vazhdue kjo pune keshtu?
Po, me shumë gjasa.
“Gjatë dhetë viteve në vazhdim, kjo gjeneratë ka me hy në të 80’tat dhe ka me vazhdue në këtë nivel”, thotë Nick Serpell./BBC/