Pse Putin e mban trupin e Leninit për show në Kremlin?

Alice Underwood

 

 

Jo të gjitha shoqëritë i mishërojnë idealet e tyre në trupat e kufomave. Por në Bashkimin Sovjetik, trupi asnjëherë i prishur i Vladimir Iliç Lenin, ishte nënkuptuar të ngrinte idealet e tij në kohë; një premtim ndaj qytetarëve që ata ishin në rrugën e përbashkët për të ndritur të ardhmen komuniste.

Disa e besonin e disa jo, por duke balsamosur trupin e tij (dhe kundra dëshirës personale), pasuesit donin të betononin vendin e tij si në Moskë ashtu dhe në zemrat e qytetarëve sovjetik.

I hapur me 1 Gusht 1924-ën, mauzoleumi i tij u bë simbol i forcës sovjetike, nga aura e shenjtë përreth mbetjeve Leninjane gjer tek tradita e byrosë politike që qëndron në majë të strukturës. Sot, trupi i pavarrosur mbetet një element këmbëngulës i trashëgimisë Sovjetike, duke treguar paaftësinë apo mosdashjen e Rusisë për të groposur të shkuarën e saj.

A ishte Lenini një kriminel, një ideolog apo dikush që vdiq kohë më parë për çështje me rëndësi? Mbi 20 për qind e rusëve (dhe ndoshta shumë më tepër që kanë emigruar) besojnë ishte, disa prej tyre në formë radikale. Në Janar 2015, dy njerëz hodhën mbi varrin e tij “ujë të shenjtë” –siç e quanin ata, me pretendimin për t’u shkëputuar nga e kaluara sovjetike.

Më vonë, po në vitin 2015, një tjetër njeri u zhvesh lakuriq dhe u shtri në kalldrëmin e akullt përballë varrit duke kërkuar që kufoma e Leninit të “ndante me dikë tjetër strehën e tij”. Ishte një ilustrim i mrekullueshëm që nënkuptonte se një kufomë ka kushte më të mira jetese se sa shumë rusë. Kostot e mirëmbajtjes vlerësoheshin afro 198 mijë dollarë në 2016. Për shumicën e Rusëve kufoma është akoma e prishur dhe ndodhet aty dhe ata kujtohen vetëm kur duhet për sondazhe.

Bazuar në të dhënat e VTsIOM nga 2017, 38% e konsiderojnë mirëmbajtjen e trupit të parregullt dhe jo të natyrshme; 39% e shohin atë si një objekt turistik të rregullt dhe 18% besojnë se trupi i liderit të tyre i përket më së miri Sheshit të kuq. Sa i përket fatit të trupit, 32% dëshirojnë të varroset, por pasi të ikë gjenerata “E duam Leninin”, dhe 31% dëshirojnë që trupi të qëndrojë akoma.

Lenini vetë mbetet në nostalgjinë e Rusëve, por i kushtohet shumë pak vëmendje në jetën e përditshme. Në 2017-ën në qendrën e sondazheve Levada, shumica e rusëve shprehën indiferencë (34%) duke vazhduar me respekt (26%) dhe simpati 14% për Leninin. Rreth 56% besonin se Lenini ka luajtur një rol pozitiv në historinë e Rusisë nga 40% që ishte në 2006-ën, më pak të tjerë ishin konkret në përgjigjigje rreth rolit preciz që kishte Lenini. Edhe sot, për ata rusë që ruajnë ndjenja pozitive për Leninin, kujtimet e tij mbajnë një shkallë force ideologjike e cila ishte doktrina Sovjetike.

“Kufoma e pavdekshme”

Gjatë viteve sovjetike, shkencëtarët e ngarkuar për mbajtjen e Leninit u quajtën “Komisioni për pavdekësinë e kujtimeve të Leninit”. Implikimi: pavdekësia e kujtimeve të Leninit ishte e barazvlefshne me ruajtjen e pamjes së tij.

Ndërkohë që “shkencëtarët” penguan prishjen fizike, ruajtën formën e jashtme të kufomës, paralelisht përpiqeshin vazhdimisht të provonin se edhe idealet e tij mbeteshin konstante. E ardhmja u fokusua që nga viti 1924, e imagjinuar në momentin e vdekjes së Leninit.

Siç ka shkruar Alexei Yurchak, kjo nuk ishte thjesht përjetësimi i Leninit, udhëheqësit bolshevik: ishte kanonizimi i idealeve të tij në doktrinën e leninizmit.

Ai kanonizim filloi edhe para se të balsamoset, me ritualet funerale të dizajnuara për të bashkuar popullsinë në zi – pjesëmarrja politike e parë direkte e shumë Rusëve.

Nina Tumarkin i atribuon atë që ajo e quan “kulti i Leninit” për ripërdorimin e Partisë, të simboleve tradicionale dhe ortodokse për të fituar mbështetjen popullore.

Dashuria për Leninin u fut në propagandën shtetërore dhe u promovua nëpërmjet statujave, këngëve, artit, anekdotave dhe natyrisht mauzoleut(Varrit). Për shumë njerez, ajo gjithashtu u ndërkombëtarizua gjatë dekadave sovjetike.

Fenomeni i balsamimit filloi me atë periudhë, por nuk ishte unik për Bashkimin Sovjetik – Mao Ce Duni dhe Ho Chi Minh janë të balsamuar në vendet e tyre përkatëse – por prania e vazhdueshme e kufomës pasi sistemi që simbolizonte ra, është unik për Rusinë post-sovjetike.

Me Glasnost, qytetarët që kishin besuar gjatë në leninizëm pyetën nëse njeriu në mauzoleun kishte qenë një hebre, një syfilitik, madje edhe një kërpudhë, siç kishte dashur Sergei Kurekhin të provonte.

Megjithatë, edhe pse Lenini u tërhoq nga pozicioni qendror që kishte zënë në ideologjinë sovjetike dhe vetëdijen besnike të qytetarëve, ai mbeti në qendër të Sheshit të Kuq.

Simbolet sovjetike në mentalitetin post-sovjetik

Me indiferencë dhe nostalgji, ndjenjat që mbizotërojnë ndaj Leninit dhe dëshira për t’a varrosur atë, ndahen në mënyrë të barabartë: tani, më vonë ose kurrë, por një hap tjetër nga Kremlini me shumë gjasa nuk do të ndodhë. Kjo i shërben projektit të qeverisë për përdorimin e së kaluarës si shenjë e madhështisë së vazhdueshme ruse.

Shembulli kryesor i kësaj historie nuk është Lenini, por Stalini, i cili mbetet ende më i gjallë në kujtesën ruse. Megjithatë, trupi i tij, u hoq nga vendi që ishte vendosur pranë Leninit në vitin 1961, por vitet e më pasme kanë treguar se reputacioni i Stalinit në memorien kolektive ruse është gjithmonë në rritje, duke kapur maksimumin historik vitin e kaluar, kur ai u rendit në krye të listës së figurave më të shquara të Rusisë.

Rikthimi i popullaritetit të Stalinit, argumentohet me arritjet e Rusisë rreth Luftës së Dytë Botërore, një mjet i preferuar i Kremlinit për të ngjallur ndjenjat patriotike në shoqërinë ruse. Pesha e sakrificës dhe krenaria e fitores janë ndjenja lëvduese në kujtesën e popullit rus. Andaj, për shumë njerëz, perceptimi i Stalinit si fitimtar mbi fashizmin e zëvendëson atë të diktatorit që vrau miliona qytetar të tij.

Një sundimtar brutal, por është ai që solli një fitore ushtarake dhe një madhështi të pashembullt të Rusisë. Stalini është një figurë më e sigurtë për udhëheqjen aktuale, se sa babai i themelimit bolshevik.

Në fund të fundit nuk duhet harruar se politika e Leninit, jo vetëm kërcënon ‘shenjtërinë’ e Putinit, unitetin rus dhe integritetin territorial, siç ka argumentuar Ëilliam Pomeranz, por më tutje, si njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të historisë së revolucionit dhe tronditjes së rendit shoqëror, Lenini shumë pak shanse ka të jetë model për një president, suksesi i të cilit mbështetet në idenë se ai rivendosi stabilitetin (qëndrueshmërinë ekonomike) pas kaosit të 1990-ës.

Mirëpo, Putin e njeh shumë mirë rëndësinë simbolike që ka mbajtja e trupit të Leninit për shumë rusë- duke përfshirë, për ironi, edhe ata që janë të ndikuar nga popullariteti i të kaluarës sovjetike. Ndërsa Anna Arutunyan, autor i një libri mbi Putinizmin, thotë: “Një gjë e tillë emocionale, mund t’i japë më shumë mbështetje Partisë Komuniste se sa tij”.

Largimi i Leninit, me shumë gjasa, do jetë shkaktari i trazirave se sa prania e tij e vazhdueshme në shesh. Njerëzit të cilët hedhin “ujë të shenjtë’ apo ulen cullak pranë tij, janë gjithmonë pakicë. Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2018-ës, Putin po përpiqet të shmangë nxitjen e rrëmujave me çdo mënyrë. Duke lënë Leninin t’i gënjejë, sigurisht Putin nuk largon askënd dhe në këtë mënyrë ruan edhe status quo-në.

E kaluara jeton gjatë, po e ardhmja?

Mbështetja e vazhdueshme e Kremlinit ndaj simboleve sovjetike nxit një kuptim të errët të një periudhe të shënuar nga represione nga njëra anë dhe përparësia ndërkombëtare nga ana tjetër.

Duke përfituar nga kuptimi i madhështisë së humbur të Rusisë, qeveria e sotme pengon një llogari të vërtetë me të kaluarën.

Mungesa e një shkëputje të qartë me ikonat sovjetike – madje edhe një kufomë 93-vjeçare – tregon se politika  reale e udhëheqësve mund të ketë ndryshuar që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Historia ruse ka parë rrallë herë një transferim të butë të pushtetit.

Sot, Qeveria e Putinit, duke copëtuar një kufomë revolucionare si një simbol legjitim të vazhdimësisë dhe stabilitetit, ndihmon të sigurojë vendin e vet në krye me një Rusi të shënuar nga pasiviteti dhe indiferenca.

Duke ruajtur mbetjet e pavdekshme në qendër të Moskës, të cilat krijojnë nostalgji për Leninin, por gjithashtu mbajnë leninizmin dhe idetë revolucionare në përgjithësi të qeta, bash si një kufomë. /Newsweek