Putin sfidon Obamën: Tashma duhet vërtet të shqetësohemi!

f_obama_putin_150928-nbcnews-ux-1080-600
 

foa

Marcello Foa*

 

Përballja midis Rusisë dhe SHBA ka arritur një nivel kritik ditët e fundit. Ajo që po zhvillohet mes dy superfuqive është de facto një luftë e ftohtë, jodirekte, duke u luftuar me lëvizje ushtarake dhe deklarata jo të drejtpërdrejta diplomatike. IS, siç tashmë e dimë, është thjesht një pretekst për të dyja palët. Nëse do të donin ta shkatërronin do ta kishin bërë brenda pak ditësh, nuk u mungojnë mjetet dhe fuqia. Por sigurisht që ka të tjera interesa. Uashingtoni është i vendosur të gjunjëzojë rezistencën e Rusisë në Siri. Objektivi i vërtetë i Amerikës është vetë shefi i Kremlinit, i cilësuar si një pengesë e madhe për dominimin euroaziatik. “He must go” (“Ai duhet të ikë”), është kjo fraza që përsëritet shpesh në Washington.

Putin e di mirë këtë gjë dhe ndaj reziston në Siri. Do t’i tregojë Amerikës dhe botës se di si të qendrojë kryelartë dhe të respektojë aleancat jashtë kufijve. Lufton për Assadin, por mbi të gjitha, për veten e tij. Për të mos u detyruar të lëshoje pe në Moskë. Deklarata e djeshme e Kremlinit flet shumë rreth kësaj gjëje.

“Putin kërkon që SHBA të braktisë politikën e ashpër ndaj Federatës Ruse, duke nënkuptuar shkrirjen e Ligjit Magnitskij, sanksionet e vendosura nga Uashingtoni kundër protagonistëve të rastit të avokatit Serghej Magnitskij, që vdiq në burg në Moskë në vitin 2009, dhe sanksioneve të vendosura pas krizës në Ukrainë. Rusia kërkon gjithashtu kompensimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të sanksioneve”. E gjitha kjo, sipas ministrit të Jashtëm rus, është një përballje me SHBA e cila “nuk mund të trajtojë me Rusinë nga një pozicion komanduesi”.

Moska, shkruhet në deklaratë, është e gatshme të rinisë implementimin e marrëveshjeve bërthamore nëse Washingtoni “do të eleminojë totalisht arsyet e ç’ekuilibrit politik, ushtarak dhe ekonomik në botë. Hapat që Rusia do të jetë e detyruar të përmbushë nuk kanë si qëllim përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA. Duam që Uashingtoni të kuptojë që nuk mund të bashkëpunojë me ne aty ku i leverdis dhe të vendosë sanksione me dorën tjetër. Administrata e Obamës ka bërë gjithçka për të shkatërruar besimin që inkurajoi bashkëveprimin mes dy vendeve”.

Moska nënvizon me qartësi të madhe pozicionin e vet, duke i thënë Washingtonit se ka mbaruar koha e dallimeve diplomatike dhe nuk do të pranojë gjuhën e dyfishtë të Amerikës.

Ose paqen globale ose nuk bëhet asgjë.

Kriza ka arritur në një pikë kritike. Tashmë ka vërtet shumë për t’u shqetësuar.

*Gazetar italian, kryeredaktor i CDT / Marre nga “Tema”, Tirane